Përkujtohet 138-vjetori i Mësonjëtores së Pogradecit! Bashkia: Po negociojmë me pronarët për ta kthyer në muze

Hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë, u pasua me hapjen e shkollës së dytë në Pogradec më 14 Mars të 1887-ës, ku jepte mësim Koço Sotiri, vëllai i Pandeli Sotirit.

Sikurse shkruan Lasgush Poradeci, për hapjen e saj ndihmoi i gjithë populli, por ndihmesë të veçantë dhanë Ndini Sotiri dhe Mitro Gusha, të ciliët ishin nismëtarë të gjuhës shqipe.

Mësonjtora e Pogradecit u përkujtua këtë të mërkurë, në një aktivitet në sallën e këshillit bashkiak. Përkujtimi bëhet në kohën kur godina është e tej e amortizuar dhe e paksesushme për qytetarët e turistët.

“Pas viteve ’90 ekzistonte si muze i arsimit, por shpresoj që bashkia ta rikthejë sërish një pikë atraktive”, tha Sotiraq Mangëri, drejtues i zyres arsimore.

Me një fond prej 450 milionë lekësh ka nisur puna për restaurimin e lagjeve muzeale por në godinën e Mësinjtores ende nuk është ndërhyrë pasi po zhvillohen negociata me pronarët.

“Jemi në tentativa ta realizojmë këtë objektiv”, tha Entela Gusho, nëkryetare e Bashkisë Pogradec.

Me rastin e 138 vjetorit të shkollës së parë të Pogradecit dhe e dyta në vend u shpërndanë certifikata për mësuesit në pension që kanë dhënë kontribut për zhvillimin e arsimit në juglindje.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Lista e zezë e Trump, synon masa të rrepta udhëtimi për qytetarët e 41 vendeve

Lista e zezë e Trump, synon masa të rrepta udhëtimi për qytetarët e 41 vendeve