Të hënën grupi PS ka mbledhjen e fundit, pas 11 majit formohet i riu! Braçe falenderon kolegët: Mbështetët qeverinë edhe në kushte ekstreme! Mesazh kandidatëve të rinj

Të hënën grupi PS ka mbledhjen e fundit, pas 11 majit formohet i riu! Braçe falenderon kolegët: Mbështetët qeverinë edhe në kushte ekstreme! Mesazh kandidatëve të rinj

Grupi PS, foro arkivë

Të hënën grupi i PS-së ka mbledhjen e fundit para zgjedhjeve të reja parlamentare të 11 majit.

Një pjesë e deputetëve të PS nuk do të rikandidojnë në zgjedhjet e 11 majit, dhe deputeti i PS-së Erion Braçe përmes një mesazhi në facebook u shpreh mirënjohjen për kontributin e tyre ndërsa u kujton të rinjve se janë sot në lista falë angazhimit dhe punës së të vjetërve prandaj meritojnë respekt. Madje disa nga deputetët hynë në parlament të peshuar fort nga njerëzit me gati 24 mijë vota personale. Ai thekson lidhjen dhe përvojat e përbashkëta me ta, duke i falënderuar për korrektësinë dhe mbështetjen që kanë dhënë gjatë këtyre viteve.

Falënderimet i drejtohen veçanërisht kolegëve të qarkut Fier, atyre të Komisionit të Ekonomisë, Ligjeve dhe Bujqësisë, si dhe deputetëve si Luljeta Bozo, Nasip Naço, gjeneral Bardhyl Kollçaku dhe Paulin Sterkaj që nuk janë më në listat e deputetëve. Ai vlerëson përkushtimin e tyre si fuqia reale garantuese jo thjesht numerike e maxhorancës që ka mbështetur qeverinë e saj dhe në kushtet ekstreme e të vështira.

Lista e Edi Ramës për zgjedhjet e 11 majit la jashtë 24 deputetë aktualë dhe në garë të hapur 34 të tjerë, mes të cilëve figura me kontribut shumëvjeçar në Partinë Socialiste. Edhe Erion Braçe do të kandidojë në listë të hapur.

Postimi i Erion Braçes

ÇDO GJË E RE NIS NGA RESPEKTI!

Të hënën, Grupi Parlamentar i PS ka mbledhjen e fundit para zgjedhjeve të reja politike, parlamentare. Proceset që i paraprijnë zgjedhjeve kanë sjellë faktin që një pjesë e kolegëve të mi – deputetë të PS – nuk do të kandidojnë më dhe nuk do të jenë më deputetë.

Unë kam jetuar me ta, kam bërë beteja me ta, kam fituar bashkë me ta, jemi gëzuar e hidhëruar për ngjarjet e njëri-tjetrit. Unë kam jetuar me ta!

Çdo gjë e re nis nga respekti për ta, për cilindo socialist që ka votuar për ta dhe për çdo kënd tjetër që i bëri fitues.

Ndaj, dua t’i falënderoj për gjithçka që kanë dhënë e kanë bërë, t’u shpreh mirënjohjen për korrektësinë gjatë gjithë kësaj kohe. Ata kanë qenë fuqia e pushtetit të PS për katër vite bashkë!

Dua ta nis falënderimin tim me kolegët e mi të qarkut Fier: Petron, Linditën, Baftjarin, Ismetin, Tatjanën, Mirelën, Bujarin – të peshuar fort nga njerëzit me gati 24 mijë vota personale.

Pastaj:

Dua të falënderoj kolegët e mi të Komisionit të Ekonomisë: Shpresën e mirë, paqësore dhe të zonjën; Pranverën e vrullshme e kokëfortë në parimet e saj dhe profesionalizmin; Ilir Topin dhe Ilir Metajn – burra pa kompromis, ku qetësia dhe ashpërsia shkojnë në një.

Më tej:

Dua të falënderoj kolegët e mi të Ligjeve: Edin, Gertën, Klevisin – para të cilëve u paraqita shpesh dhe gjithmonë kam marrë mbështetje.

Më tej, edhe një herë:
Dua të falënderoj kolegët e Bujqësisë: Laertin, Baftjarin, Ismetin – edhe prej jush mora mbështetje për nismat e bujqësisë, pavarësisht se si të tjerët votuan në fund.

Po këtu, dua të falënderoj pafund një grua të fortë – profesoreshë Luljeta Bozon – gruan që, sa herë e shihja, ishte një simbol fuqie dhe vendosmërie, qetësie dhe mençurie. Mësoja prej saj çfarë duhej të bëja më mirë, deri në fund.

Më tej akoma:
Dua të falënderoj tre miq të mirë:

Nasipin, qetësinë dhe vendosmërinë e të cilit e njoha që herët. Nderin dhe dinjitetin e pata përballë edhe në garë, edhe në qeverisje – unë si opozitar, edhe tani bashkë aty në sallën e Kuvendit.

Gjeneral Kollçakun, që e njoha në situatën më të vështirë deri tani – tërmetin e Thumanës, ku ishte kudo për të ndihmuar njerëzit.

Paulinin, malësorin e mirë, mikun e shumë betejave të fituara, si askush tjetër këtu në Tiranë dhe atje, në Malësinë e tij të mirë.

Në fund:

Dua të falënderoj të gjithë kolegët e tjerë, burra dhe gra të mirë e të zotë, asnjëherë problem për grupin dhe komunitetet e tyre – fuqia reale dhe garantuese, jo thjesht numerike, e një mazhorance që ka mbështetur aq fort qeverinë e saj, në kushte ekstreme dhe të vështira.

Ju jam përulësisht mirënjohës për gjithçka që ishit – kurrë problem as në grup e as në komunitet, për gjithçka bëtë në grup e komunitet, për gjithçka dhatë kudo. Keni bërë mirë dhe të jeni krenarë përballë çdo sfide!

Dua çdo të mirë për ju!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia në Koçan/ Ministri i Brendshëm i RMV: Licenca e klubit është përfituar nëpërmjet korrupsionit, kemi arrestuar një ish zyrtar të ministrisë të Ekonomisë

Tragjedia në Koçan/ Ministri i Brendshëm i RMV: Licenca e klubit është përfituar nëpërmjet korrupsionit, kemi arrestuar një ish zyrtar të ministrisë të Ekonomisë