Përkujtohet 25-vjetori i masakrës së Urës Vajgurore! Polici i mbijetuar Shkëlqim Selfaj kërkon dëmshpërblim

Nuk mundet ta çrrënjosë nga kujtesa 17 qershorin e 25 viteve më parë, kur mbeti i gjymtuar nga sulmi i bandave. Shkëlqim Selfaj është ish-efektivi i mbijetuar nga masakra e Urës Vajgurore, ku mbeten të vrarë 4 kolegë të tij, ndërsa 6 u plagosën.

‘Kam qenë 30 vjeç në ’97. Ishim brenda në autblind, një shok mbeti brenda në autoblind. Kockat ishin brenda në autoblind.’- tha Selfaj, ish-efektiv.

Ish-efektivi nuk ka përfituar dëmshpërblim nga shteti edhe pse mbeti invalid në Masakrën e Urës Vajgurore të vitit 1997.

‘Dëmshpërblimin që me takon, se kam marrë. Jam i plagosur kush do të më kurojë. Nuk kam marrë dëmshpërblim, as ndihmë nga bashkia. Jam invalid, baba i dy fëmijëve, gruan pa punë.’- u shpreh Selfaj.

Në ceremoninë modeste, organizuar nga policia e shtetit në nder të dëshmorëve të atdheut morën pjesë familjarët e të rënëve në detyrë, të cilët shprehen pakënaqësi për zhvendosjen e memorialit nga vendi i masakrës në qendër të qytetit të Dimalit.

‘Kemi dhënë gjakun aty. Drejtësia nuk u vu në vend. Ne nuk e dimë se kush qëlloi, e kush e vrau.’- tha vëllai i një efektivi të vrarë.

Gjatë tensione të fushatës elektorale të 1997-ës, kur armët ishin në duart e bandave mbeten të vrarë brenda tankut efektivët Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj, ndërsa të plagosur  Thimi Tanku,Shkëlqim Selfaj, Ylli Dhamo,Neim Gjeroveni, Ëngjëllush Pasha dhe Arben Bega.

Ata u qëlluan me predha nga banda që strehohej në vilën e Protoduarve. Gjatë përplasjes mbeten të vrarë dhe disa civilë. Masakra e Urës Vajgurore, 17 qershorit 1997 është një nga ngjarjet e rënda, mbuluar me mister. Me burgim të përjetshëm është dënuar në mungesë Musa Musa Protoduari , i cili nga arratia ka kërkuar pafajësinë. Po kështu me burgim të përjetshëm janë dënuar dy dekada më parë dhe Shkëlqim Musa Protoduari dhe Fran Marashi. 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çelepias: 17/06/2022 22:47

    Erdhi Nano dhe i ndërseu. PD nuk bëri fushatë, ja ndaluan me armë. Armët i morën për tu mbrojtur nga "maloket që do pushtonin dhe perdhunonin". Protoduarët u sulmuan sepse kishin marrë roje kushërinjtë e tyre " maloke" për të ruajtur pronat. Ju këlyshet e komunistëve keni gjynahe për të larë. p.s O zoti administrator, të lutem mos ma çensuro komentin. 17 minuta për ta shkruar! Pash Zotin

    Përgjigju
    • O celepiasi: 18/06/2022 19:02

      Po protoduaret ishin krahu i armatosur i pd ne berat, vrisnin e prisnin e terhiqnin njerez zvare me makine ne mes qytetit.Pak zhduken nga ata kriminel dhe nga soji jot qe hapi depot dhe e beri ate vend lesh e li.Preshin si ai doktori ne lushnje edhe ti

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës