Nën kujdesin e shefes Dhurata Thanasi por edhe nga pjesëmarrës të MasterChef fëmijët e kësaj shkolle kanë mësuar se si të gatuajnë. Dita e Tokës Mëmë festohet në të gjithë botën nga Slow Food e i kushtohet një vëmendje e veçantë.
Ruajtja e traditës në ushqim të shëndetshëm si dhe aftësimi i fëmijëve për të gatuar ishin ato që ndezën atmosferën në shkollën Gustav Mayer.
Të udhëhequr nga Dhurata Thanasi fëmijët të ndarë në grupe realizuan disa lloje të ndryshme gatimesh me në qendër prodhimet bio e ushqime të shëndetshme. Interesi i fëmijëvë për të mësuar më shumë lidhur me traditën si dhe ushqimin e shëndetshëm ishte tepër i madh e në fund të gjithë mësuan diçka më shumë.
Foto të tjera
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)