Perla Swarovski për vijat e këmbësorëve në Zvicë

Perla Swarovski për vijat e këmbësorëve në Zvicë
TIRANE – Në fillim ishin të thjeshta: bardhë e zi si zebrat. Tani janë shndritëse si një gjerdan diamantesh. Përveç bojës së verdhë, vijave të këmbësorëve në Bernë, Zvicër, u janë shtuar edhe disa mini perla Swarovski pasi ato reflektojnë dritën dhe duhet të shtojnë edhe më shumë sigurinë rrugore. Kushtojnë pak më shumë, por zgjasim më tepër se vijat tradicionale.

Në Zvicër është rritur shumë numri i viktimave në aksidente të ndodhura mbi vijat e këmbësorëve. Për të ndalur këtë rrjedhë gjaku mbi asfalt, administrata e kryeqytetit ka sjellë risinë e “vijave Swarovski”. Sferat që duhet të ndihmojnë në këtë drejtim janë të mëdha 0,15 deri 1 milimetër. Ato nuk janë realizuar me kristal, si produktet e famshme që gjenden në dyqan, por me xham.

Ndërkohë, edhe qytete të tjera në Zvicër kanë nisur të eksperimentojnë me to.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)