Përleshje me armë e thikë në
shtëpinë e Miranda Kerr /FOTO 

Përleshje me armë e thikë në<br />shtëpinë e Miranda Kerr /FOTO 
Një person është futur brenda shtëpisë së Miranda Kerr në Malibu të Kalifornisë dhe ka sulmuar rojen e sigurisë.

Ky person identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, ka goditur rojen me thikë në sy, por më pas roja e ka plagosur me armë.

Që të dy janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Bukuroshja 33-vjeçare nuk ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes. Gjatë incidentit, fqinjët dhe punëtorët në zonë kanë kapërcyer murin rrethues të ndërtesës për të ndihmuar rojën e plagosur.

Australiania, dikur një prej engjëjve të Victoria`s Secret, konsiderohet sot si një ndër modelet më të kërkuara në botë. 




Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

27/3
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)