Ky person identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, ka goditur rojen me thikë në sy, por më pas roja e ka plagosur me armë.
Që të dy janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Bukuroshja 33-vjeçare nuk ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes. Gjatë incidentit, fqinjët dhe punëtorët në zonë kanë kapërcyer murin rrethues të ndërtesës për të ndihmuar rojën e plagosur.
Australiania, dikur një prej engjëjve të Victoria`s Secret, konsiderohet sot si një ndër modelet më të kërkuara në botë.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com