Pjesa e parë e derbit mes KF Tiranës dhe Partizanit u mbyll 0-1 në favor të 'Demave të Kuq' që shënuan me anë të Human pas 22 minutave lojë. Fill pas golit të pësuar nga ekipi i tyre, disa tifozë ultras të KF Tiranës tentuan të futeshin në fushë, por u ndalën nga siguria. Në videon e siguruar duket qartë një përleshje mes ultrasve dhe sigurisë, ndërsa prezenca e policisë bëri që situata të qetësohej brenda dy minutave.


Lajmi kryesor:

Superliga/ KF Tirana përmbys 2-1 Partizanin në derbin e kryeqytetit dhe rrit shanset për mbijetesën, ultrasit bardheblu përleshen me sigurinë pas golit të 'Demave'