VIDEO/ Sërish përleshje në Kuvendin e Kosovës, opozita bllokon foltoren! Deputetët e PDK-së u goditën me Kurtin dhe Bislimin! Prokuroria nis hetimet! Rama: E turpshme

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës është përfshirë nga kaosi në seancën e zhvilluar këtë të enjte. Deputetët e opozitës dhe të shumicës parlamentare janë përfshirë në përplasje fizike dhe bllokuan disa herë foltoren e parlamentit duke mos lejuar mbajtjen e fjalimeve, ku çështja kryesore lidhej me dakordësinë me BE në Bratislavë për të shtensionuar situatën në Veri të Kosovës që nisi uljen e pranisë së policisë. Gjatë tensioneve u hodh edhe shishe në drejtim të kryeministrit Kurtit. Tensionet vijuan për orë të tëra deri në largimin e opozitës, ndërsa prokuroria e Prishtinës tha se nisi hetimet.

Gjatë qëndrimit pranë foltores deputetët e opozitës mbajtën banderola ku shfaqej kryeministri Kurti me hundë të zgjatur, si personazhi i Pinokut, e po ashtu edhe deputetja Mimoza Kusari Lila, çka nënkuptonte se ata ndryshe vepronin me palën serbe, e ndryshe deklaronin. 

Kreu i Kuvendit u dha vërejtje me paralajmërim për largim nga seanca disa deputetëve të PDK-së që vazhdonin të qëndronin në foltore për minuta të tëra, ndërsa pas largimit të tyre seanca iu kthyer normalitetit. Fillimisht përplasjet në kuvend nisën kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti po fliste për marrëveshjen e nënshkruar në Bratisllavë mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me të dërguarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak

Ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu që e quajti Kurtin “rrenc”, ndërsa një tjetër deputete vendosi një fotografi në foltoren e Kuvendit, ku shihej kryeministri me “hund të zgjatur”, që simbolizon gënjështrën. Por banderola u gris në mënyrë demonstrative nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, çka solli edhe tensionimin e situatrës .

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili hodhi ujë nga një shishe në drejtim të zëvendëskryeministrit Bislimi. Por Më pas, përleshja u bë më e ashpër dhe ministrat e Qeverisë sulmuan deputetin Lushtaku bashkë me të tjerët që dolën aty.

Grushtat nuk kanë pushuar mes njeri tjetrit, deri kur në seancë ndërhyri edhe sigurimi i kryeministrit Kurti. Gjatë përleshjes që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, një numër i madh i pjesëtarëve të sigurisë rrethuan Kurtin, ku njëri prej tyre shihet duke e mbajtur të hapur pranë Kurtit mburojën anti-plumb, e cila përdoret në rast të rrezikut për të shtëna me armë.

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar nëpërmjet një komunikate për media pas përeshjes në Kuvend.

PDK-ja e ka akuzuar zv/kryeministrin Besnik Bislimi se ishte pari që nisi përleshjen, duke sulmuar me shishe Mërgim Lushtakun. PDK-ja ka kërkuar që kjo qeveri të shkojë në shtëpi, dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Çfarë po deklaronte Kurti kur ndodhi përplasja

“Marrëveshja që u bë nuk është marrëveshje për normalizim, është marrëveshje për de-eskalim në të cilën ne natyrisht nuk heqim dorë nga zbatimi i ligjit, nga sundimi i ligjit, nga luftimi i krimit të korrupsionit e kontrabandës. Por në të njëjtën kohë edhe e kemi shfaqur ndjeshmërinë për rëndësinë e paqes së qëndrueshme, të stabilitetit afatgjatë të sigurisë për të gjithë, e cila nënkupton që të kemi ndjeshmëri që në këto dy javët e fundit nuk ka pasur as protesta të dhunshme, as incidente, as sulme në veri të Kosovës”.

Por për shkak të situatës së tensionuar në Kuvend kryeministri Kurti hoqi dorë nga mbajtja e fjalimit të plotë.

Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar në mbrojtje të Albin Kurtit pasi u godit nga deputetët e PDK-së në seancë plenare. Rama thotë se është e turpshme që në një seancë ku kundërshtia është demokratike e bëhet me fjalë e ide të përdoren grushte e sharje. Rama nënvizon se ajo çfarë ndodhi ishte e turpshme dhe se është i bindur se justfikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, por e dëmton edhe më shumë reputacionin e Kosovës.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:22
Hodhi ujë drejt Albin Kurtit, deputeti Lushtaku thirret në Prokurori

1665152856_64001665147869xfotopng851.png

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, i cili hodhi ujë në drejtim të Albin Kurtit, ka njoftuar se ka pranuar ftesë nga Prokuroria në Prishtinë lidhur me situatën e sotme që ndodhi në Kuvendin e Kosovës.

“Sapo më njoftuan nga zyra e grupit tonë parlamentar të PDK-së, se kam pranuar një ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, për t’u deklaruar rreth ngjarjes së sotme. Ftesës do t’i përgjigjem pozitivisht, pasi të përfundoj seanca në Kuvendin e Kosovës” – ka thënë Lushtaku.

Ora 19:40
Opozita largohet nga foltorja, seanca vazhdon

1689270106_kuvendiikosoves.JPG

Pas tensioneve, që u karakterizuan me shtyrje mes deputetëve në opozitë dhe pushtet dhe me bllokimin e foltores së Kuvendit, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar me shqyrtimin e pikave që janë në rend të ditës. Eliza Hoxha nga subjekti opozitar Partia Demokratike e Kosovës, tha se pas largimit nga salla plenare e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, seanca mund të vazhdojë.

“Mendoj që pasi Bislimi lëshoi sallën dhe u plotësua kushti ynë, mendoj se tani mund të vazhdojë seanca”, tha ajo. Seanca e jashtëzakonshme po mbahet me kërkesë të 41 deputetëve. Ligjvënësit kanë mriatuar në lexim të dytë Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale.

Në sallën plenare, kur deputetë të PDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u grumbulluan afër foltores, u panë edhe pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti. Kryeparlamentari Glauk Konjufca më herët paralajmëroi deputetët që po bllokojnë foltoren se mund t'i përjashtojë nga seanca.

“Deputetëve të cilët nuk po e lirojnë foltoren ua jap vërejtjen me paralajmërim për largim nga seanca”, tha Konjufca. Më herët, deputetë të partive opozitare kanë kërkuar që seanca të ndërpritet menjëherë, duke argumentuar se “nuk ka kushte” që ajo të vazhdojë.

Seanca e jashtëzakonshme vjen pasi vazhdimi i seancës së rregullt u ndërpre. Opozita ka vendosur pranë foltores pano ku shkruan "Zdravo" ['Përshëndetje' në gjuhën serbe] me portretin e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, dhe atë të kryeminstrit Albin Kurti.

Ora 19:37
“The Guardian” e “Associated Press” raportojnë për përleshjen në Kuvendin e Kosovës

Gazeta e njohur britanike, “The Guardian”, ka raportuar për përleshjen fizike që ndodhi të enjten në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se incidenti ndodhi pasi kryeministri Albin Kurti ishte duke folur për masat për uljen e tensioneve me serbët etnikë në pjesën veriore të vendit. Lajmin për këtë ngjarje e ka publikuar edhe agjencia amerikane e lajmeve, “Associated Press”, nga e cila është marrë teksti nga gazeta “The Guardian”.

“Një përleshje shpërtheu në Kuvendin e Kosovës, pasi një ligjvënës i opozitës i hodhi ujë kryeministrit Albin Kurti, përderisa ai ishte duke folur për masat qeveritare për uljen e tensioneve me serbët etnikë në veriun e vendit”- raporton agjencia e njohur amerikane dhe gazeta e famshme britanike.

Agjencia dhe gazeta theksojnë se partitë opozitare në Kosovë kanë kritikuar politikat e Kurtit në veriun e vendit, të cilat i kanë tensionuar marrëdhëniet me aleatët kyçë perëndimorë.

“ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian i kanë vënë presion Kurtit për ta ndihmuar qetësimin e situatës. Dhuna shpërtheu në maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave, të mbështetur nga policia, u vendosën në zyra pas zgjedhjeve që ishin bojkotuar gjerësisht nga shumica etnike serbe në atë zonë”- thuhet më tej.

“Të mërkurën, Kurti njoftoi se do ta zvogëlojë numrin e policëve të njësisë speciale të vendosur pranë katër ndërtesave komunale në zonat me shumicë serbe në veriun e Kosovës dhe se do të mbahen zgjedhje të reja komunale në secilën qytezë”- raportohet nga mediat prestigjioze.

Ora 19:19
Konjufca paralajmëron deputetët opozitarë me largim nga seanca

1689261565_kuvendiikosoves.JPG

Në Kuvendin e Kosovës sërish kanë ndodhur përplasje midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, dhe të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Në sallën plenare janë parë edhe pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca paralajmëroi deputetët që po bllokojnë foltoren se mund t'i përjashtojë nga seanca.

“Deputetëve të cilët nuk po e lirojnë foltoren ua jap vërejtjen me paralajmërim për largim nga seanca”, tha Konjufca.

Deputetë të partive opozitare kanë kërkuar që seanca të ndërpritet menjëherë, duke argumentuar se “nuk ka kushte” që ajo të vazhdojë.

Seanca e jashtëzakonshme vjen pasi vazhdimi i seancës së rregullt u ndërpre.

Ora 19:18
Prokuroria e Kosovës nis hetimet për përleshjet fizike në Kuvend

1689261853_Screenshot1.jpg

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas përleshjeve fizike në Kuvendin e Kosovës, midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, prokurori i shtetit ka iniciuar hetime për veprën penale “Sulmi” dhe ka autorizuar “policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast”.

Gjatë seancës plenare paraditen e së enjtes, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mbante fjalim, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku hodhi ujë në drejtim të tij, e pastaj në drejtim të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimit.

Ora 17:15
VIDEO/ Sërish përplasje në Kuvendin e Kosovës, bllokohet foltorja

 

Në Kuvendin e Kosovës sërish kanë ndodhur përplasje midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, dhe të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Opozita po tenton që të parandalojnë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që u thirr nga 41 deputetë.

Ata fillimisht bllokuan foltoren, teksa Kuvendi miratoi në lexim të dytë Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale. Pas votimit, pati shtyrje mes deputetëve të mbledhur pranë foltores.

Opozita ka vendosur pranë foltores ku shkruan "Zdravo" [Përshëndetje] me portretin e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, dhe atë të kryeminstrit Albin Kurti.

Seanca e jashtëzakonshme vjen, pasi vazhdimi i seancës së rregullt u ndërpe. Paraditen e 13 korrikut, gjatë kësaj seance kishte përleshje fizike mes deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë, teksa opozita po kritikon pushtetin për shkak të publikimeve të disa përgjimeve ku është përfshirë Kusari-Lila.

Ora 16:42
VIDEO/ Haradinaj publikon fjalimin kur Vetëvendosja bashkoi votat me Listën Serbe kundër UÇK

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj publikoi një video të fjalimit të tij të një viti më parë kur akuzoi liderët e Vetëvendosjes se si bashkuan votat me Listën Serbe kundër UÇK.

Ramushi e ka nxjerrë videon pikërisht pasi doli video ku Mimoza Kusari flet me deputetin e Listës Serbe për ligjin mbi veteranët e UÇK.

Ora 15:58
Përplasja fizike në Kuvendin e Kosovës, Rama: Më ‘mbytën’ miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin! Ajo që ndodhi ishte e turpshme

1689022031_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me përplasjen që ndodhi ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës. Rama nënvizon se ajo çfarë ndodhi ishte e turpshme dhe se është i bindur se justfikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, por e dëmton edhe më shumë reputacionin e Kosovës.

‘Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme. Dhe si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë, unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë!’- shkruan Rama në rrjetet sociale.

 

Ora 14:26
Përleshja në Kuvendin e Kosovës, reagon deputeti i PDK: Ja pse i hodha ujë Albin Kurtit

1689242511_esss.JPG

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas sherrit masiv që u zhvillua në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe kabinetit qeveritar.

Lushtaku i cili hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, tha se reagimi i tij ishte kundër kriminelit dhe terroristit, Milan Radoiçiç, kjo pas audio-incizimeve që u publikuan këto ditë, ku dëgjohet shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke koordinuar politikat shtetërore me kriminelin Radoiçiç.

“Reagimi im ishte kundër Radoiçiç-it dhe argatëve te tij”, shkroi shkurt Lushtaku në “Facebook”.

Ora 13:59
Kurti goditet në Kuvend, Partia e Lëvizjes së Vetëvendosjes: Dora e zgjatur grusht e atyre që nuk e duan demokracinë e Kosovës

1689242950_Capture.JPG

Partia Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka reaguar mbi përleshjet në Kuvendin e Kosovës, ku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është goditur nga deputetët e PDK-së në parlamentin e Kosovës teksa po fliste për situatën në veri të vendit.

Lëvizja e vetëvendosjes e ka dënuar dhunën e shkaktuar sot në parlamentin e Kosovës, duke i cilësuar deputetët e PDK-së, si një bandë rrugaçësh, të cilët sulmuan kryeministrin dhe ministrat e Kosovës.

“Krimi i organizuar dhe dora e zgjatur grusht nuk na ndalë në sjelljen e rendit dhe kushtetutshmërisë në Republikë. Sot në Kuvendin e Kosovës dora e zgjatur e atyre që nuk e duan shtetësinë, demokracinë dhe ligjin e Kosovës, u përpoq të bëhet grusht. Teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim duke treguar për betejën e Republikës së Kosovës për shtrirje të rendit e të ligjit në veri të vendit, disa deputetë të PDK sulmuan me grushta, si një bandë rrugaçësh, kryeministrin dhe ministrat e Kosovës ”, ka shkruar Partia Lëvizja Vetëvendosjes.

Tutje Lëvizja e vetëvendosjes e ka cilësuar sulmin si një veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë.

“Ky sulm po bëhet ndaj qeverisë së parë të Kosovës e cila nuk e ka asnjë ministër apo zv.ministër të kontrolluar nga Beogradi. Ky sulm po bëhet pikërisht në një moment të rëndësishëm të ballafaqimit diplomatik e jo vetëm të Kosovës me Serbinë. Ky sulm erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues. Por Kosova do të ecë përpara në konsolidimin e shtetësisë së saj, pavarësisht sulmeve të tilla.Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar për drejtësi dhe kriminelët që kanë dëmtuar shoqërinë e shtetin tonë për t’u pasuruar padrejtësisht, nuk do të amnistohen”, ka shkuar partia e Albin Kurtit.

Ora 12:22
Kurti goditet në Kuvend, Rama: Uroj që opozita e Kosovës të distancohet nga kjo sjellje e turpshme! Në parlament luftohet me fjalë e ide jo me grushte

1689242950_Capture.JPG

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mbrojtje të Albin Kurtit pasi u godit nga deputetët e PDK-së në seancë plenare. Rama thotë se është e turpshme që në një seancë ku kundërshtia është demokratike e bëhet me fjalë e ide të përdoren grushte e sharje.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!  Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”- thotë Rama.

Ora 12:03
Kurti i rrethuar me truproja, s’lejohet të dalë nga Kuvendi pas përleshjes me grushta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon të qëndrojë i rrethuar nga truprojat e tij në Kuvend, pasi opozita nuk e lejon të dalë jashtë sallës.

Siç edhe shihet nga pamjet e Nacionales, deputetët kanë lënë karriget e tyre, ndërsa kryeministri shihet i rrethuar me truproja.

Kjo situatë, vjen pas përleshjes masive me grushta në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që  kryeministri Kurti po mbante fjalim, fillimisht, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e quajti gënjeshtar.

Më pas, njëra prej deputeteve vendosi një fotografi në foltoren e Kuvendit, ku shihej kryeministri me “hundë të zgjatur”, që simbolizon gënjështrën.

Pas disa sekondave, letra u largua dhe u shqye nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Kjo e acaroi deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili hodhi ujë nga një shishe në drejtim të zëvendëskryeministrit Bislimi, dhe më pas, përleshja kaloi mes ministrave dhe deputetit Lushtaku.

Në pamjet direkte, shihet se deputetët janë përleshur me grushta, derisa ka ndërhyrë edhe sigurimi i kryeministrit Kurti.

Ora 11:56
Ja çfarë po deklaronte Kurti pak para rrahjes në Kuvendin e Kosovës?

 1689242511_esss.JPG
Rrahja masive që ndodhi sot mes ministrave e deputetëve të pushtetit me deputetët e PDK-së nisi teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim në seancën e Kuvendit për marrëveshjen për shtensionimin e situatës në veri

Gjatë fjalimit opozita e thërriste “rrenc”.

 “Marrëveshja që u bë nuk është marrëveshje për normalizim, është marrëveshje për deeskalim në të cilën ne natyrisht nuk heqim dorë nga zbatimi i ligjit, nga sundimi i ligjit, nga luftimi i krimit të korrupsionit e kontrabandës”

“Por në të njëjtën kohë edhe e kemi shfaqur ndjeshmërinë për rëndësinë e paqes së qëndrueshme, të stabilitetit afatgjatë të sigurisë për të gjithë, e cila nënkupton që të kemi ndjeshmëri që në këto dy javët e fundit nuk ka pasur as protesta të dhunshme, as incidente, as sulme në veri të Kosovës.” – deklaroi Kurti pak para shpërthimit të dhunës në Kuvendin e Kosovës.

Ora 11:49
Rrahje masive në Kuvendin e Kosovës, Halil Thaçi i Vetëvendosjes godet Blerta Deliun e PDK-së

1689241966_dhune.JPG

Dhuna ka shpërthyer në Kuvendin e Kosovës. Në përleshjen masive fizike që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës u përfshin disa deputetë të opozitës dhe të pushtetit.

 Gjatë përleshjes fizike, në videon e Kosova Pressit, mund të shihet qartazi se si Halil Thaçi, deputet i VV-së, ushtron dhunë ndaj deputetes së PDK-së, Blerta Deliu.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 13/07/2023 20:17

    Keta dhoje deputetersh duhete me i shkarku dhe burke. Kriminela injoranta

    Përgjigju
  • yyy: 13/07/2023 16:09

    Sipas te dhenave te deri tanishme ,kur ndodhi rrahja ne parlamentin e kosoves ,A.Kurti ,me trimeri u largue,duke lene nje ere te keqe.Ose i kane shpetue pordhet ose eshte dhier ne breke.

    Përgjigju
  • Tegeli: 13/07/2023 15:30

    Ju kujtua çizmja Ramazonit hahahaaaa

    Përgjigju
  • [email protected]: 13/07/2023 14:06

    Po ky Edi pse po e mbron apo ka hallin e vet se mos ja bejn dhe ati po keshtu.

    Përgjigju
    • Or tej: 13/07/2023 17:37

      Tek ne opozita ka marre fund or teeeejjjjj

    • [email protected]: 13/07/2023 17:18

      Ky lumzotnia kryeministri inë ne Tirane reagoi çafasht e menjehere se ka mizën ne kësul siç thote populli dhe te fitoj akoma me shume simpatinë nga "miqte" kosovarë-argatet e Beogradit sa ne Prishtine,Shkup,Tirane dhe CrnaGora qe per gjuhe nene kane shqipen....

  • Albi: 13/07/2023 13:09

    Nuk ashte naj qudi gjaku i shqiptarve te verte ashte brezi me serb me turq me grek italjan, dhe per ta shqiptare nuk perparoje

    Përgjigju
  • Alb: 13/07/2023 13:02

    Rrespekte kurti je hero.

    Përgjigju
    • Altini: 13/07/2023 15:58

      Here se te iq motren ty a pse?

  • Ndergjegja: 13/07/2023 12:53

    Dy faktore Antishqiptare gezojne e trumbetojne sjelljen e turpeshme ne Kuvendin e Kosoves e keta jane elita nacionaliste ne Pushtet ne Moske dhe Beograd bashke me te KORRUPTUARIT ne [email protected] poshte ka rene Katundi i antishqiptareve te korruptuar dhe realisht kjo eshte gjendja me e mjeruar e theqafës tyre qe po i vjen fundi.....

    Përgjigju
  • luftetaret kosoovar qe mbasi u moren peng nga serbet tani bejne si te forte ne: 13/07/2023 12:37

    Jam kurioz te di se cfare trhone serbet ne beograd....ate qe se beri millosevici me lufte e ben Kurti si kryeminister!!! hahahaha shame

    Përgjigju
  • Taip: 13/07/2023 12:35

    Këta nuk e kanë përgjë të gënjejnë...turp turp.

    Përgjigju
  • Sunit hesapi: 13/07/2023 12:34

    Nuk behen njerez kurre shqiptaret sunit islamik kurre

    Përgjigju
  • hektor: 13/07/2023 12:31

    Kjo eshte QIVERIA e ndyre e pleres Kurti, Pislimi, Kusari, Gervalla e zgardaballa.

    Përgjigju
  • Mario: 13/07/2023 12:27

    Kurti ti referohet Abazovic si negociator i besueshem per zgjidhjen e konfliktit me serbet

    Përgjigju
  • Emigrante: 13/07/2023 12:00

    Keta faqezi ,na turperuan si komb. Qe ngelemi te trashe ne shqiptaret. Albini ma kokeferri ne to. Por me Keto veprime bejme te qeshe bota me ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë