TIRANE- Dy këngëtarët grekë Panajotis Markopoulos dhe Anastasia Bojaxhi kanë dalë të përlotur para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku kanë deklaruar se ata janë futur në kurth nga shqiptarët dhe se nuk kishin dijeni se lënda narkotike e kapur nga policia, ndodhej në makinën e tyre tip OPEL me targa IPP 3885. Këngëtari Markopoulos dhe kolegia e tij Bojaxhi, janë shprehur se kishin kënduar dy ditë me rradhë në një diskotekë në Sarandë dhe se tre ditë më parë kishin vendosur të ktheheshin në Greqi, duke kaluar nga pika doganore e Kakavijës.
Ka qënë pikërisht qeni antidrogë që ka nuhatuar në makinën e dy shtetasve grekë, praninë e hashashit, ku pas një kontrolli të imtësishëm ka rezultuar se në shasinë e makinës dhe prapakolpin e saj, janë gjetur plot 63 kilogram lëndë narkotike. Sipas burimeve të prokurorisë kjo sasi droge mund të jetë pagesa që biznesmenët shqiptare i kanë bërë dy grekëve, për të kënduar në diskotekën e tyre në Sarandë.
Mungojnë paratë
Megjithëse në dëshminë e tyre dy këngëtarët grekë kanë pohuar se ishin paguar me euro tek diskoteka ku kishin kënduar, gjatë kontrollit fizik të tyre dhe makinës, nuk është gjetur sasia e eurove që ata janë paguar. Për të sqaruar këtë moment policia e Gjirokastrës ka marrë në pyetje dhe administratorët e diskotekës, të cilët kanë pranuar se dy këngëtarët kishin kënduar pasi ishin pronotuar nga vetë ata. “Për dy ditë kanë kënduar dhe kanë qëndruar në hotel së bashku. Në fund janë paguar me euro siç kishim rënë dakort që në fillim”-janë shprehur në dëshminë e tyre administratorët e diskotekës.
Nga ana tjetër, dy këngëtarët kanë pohuar se kanë rënë në kurthin e shqiptarëve, pasi makina e tyre ishte lënë gjatë natës dhe ditës në parkingun e një hoteli dhe se aty ia kanë dhënë çelësat një punëtori lavazhi, ku kanë porositur larjen e makinës. Dy grekët në dëshminë e tyre se pikërisht në këtë moment mund të jetë futur sasia e drogës brenda në makinë. Por pavarësisht këtyre pretendimeve, prokuroria ka këmbëngulur se dy grekët kanë lidhje direkte me këtë trafik.
Mbeten në burg
Me ndihmën e një përkthyesi të gjuhës greke, dy këngëtarët helenë kanë komunikuar me gjykatën, duke u shprehur me lot në sy se janë futur në kurth nga shqiptarët dhe se s’kanë lidhje me trafikun e drogës, duke e shpallur veten të pafajshëm. Edhe avokatët, në fjalën e tyre kërkuan që klientët të lirohen, duke pretenduar se janë futur në kurth nga rrjetet e trafikut të drogës. Ky pretendim, u kundërshtua nga prokurorët, duke theksuar se dy shtetasit grekë janë arrestuar në flagrancë pasi në mjetin e tyre u gjetën dhe sekuestruan sasia e drogës prej 62.5 kg hashash. Kjo kërkesë u miratua dhe nga gjykata.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com