Përmbaruesit sekuestrojnë llogaritë e 'Gulf', për 350 mijë euro fatura të papaguara

Përmbaruesit sekuestrojnë llogaritë e 'Gulf', për 350 mijë euro fatura të papaguara

Marka e tregtimit të karburanteve 'Gulf'

Kompania përmbarimore “AEF Bailiff Service” ka urdhëruar  së fundmi vendosjen e masës së sekuestros konservative në llogarinë e “Sun Petroleum Albania Trading”. Kjo e fundit ishte treguesi me shumicë i markës "Gulf" dhe u largua nga tregu pak javë më parë, duke lënë pas fatura të pashlyera tek tatimet, furnitorët e individët.

Bllokimi është bërë pasi “Sun Petroleum Albania Trading” ka fatura të papaguara ndaj kompanisë Genklaudis, operatori i dytë me i madh i tregtimit me shumicë të naftës në vend. Shuma e faturave të papaguara është rreth 18 mijë dollarë dhe një faturë tjetër prej 42 milionë lekësh. Këtyre u shtohen dhe shpenzimet përmbarimore prej 2.1 milionë lekë, duke e çuar detyrimin në total prej 46 milionë lekësh, apo rreth 350 mijë euro. Krahas llogarive bankare, përmbaruesi ka kërkuar dhe vendosjen e sekuestros mbi aksionet e kompanisë, me qëllim mostjetërsimin e tyre si dhe bllokimin e të gjitha automjeteve në pronësi të Sun Petroleum.

Më herët, ishin tatimet ato që në 19 prill kërkuan vendosjen e masës së sigurimit të detyrimit tatimor për kompaninë e tregtimit me pakicë Sun Petroleum Albania. Tatimet i kërkuan Qendrës Kombëtare të biznesit, të mos lejojë tjetërsimin e mbi pasuritë dhe të drejtat pasurore që i përkasin këtij tatimpaguesi deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore, rezulton që detyrimi i krijuar nga kompania, përfshirë interesa dhe gjoba është 40.7 milionë lekë, ose rreth 300 mijë euro.

Në mes të muajit prill, Sun Petroleum Albania shpk (e cila bën tregtimin me pakicë të naftës) ndërpreu furnizimin me naftë, ndërkohë që deri në ditën që ndërpreu aktivitetin kishte shitur tek klientët qindra tollona, në një skemë që rezultoi mini piramidë, teksa nafta ka mbaruar dhe tollonat kanë mbetur në duart e konsumatorëve.

Të dy kompanitë e lidhura me të Sun Petroleum Albania (e pakicës) dhe Sun Petroleum Albania Trading (e shumicës) janë offshore dhe si të tilla është e pamundur të identifikohen aksionerët. Aksioner zyrtar është Universal Energy Group, me seli në Delaware të SHBA-ve, një zonë e njohur për krijimin e kompanive guackë.

Prokuroria ka nisur hetimet, pas denoncimeve të shumta, por deri tani nuk ka një shifër zyrtare se sa është dëmi që u është shkaktuar konsumatorëve që blenë tollonat, sa është detyrimi që Gulf ka ndaj furnitorëve të tjerë privatë dhe si do të bëhet shlyerja e këtyre detyrimeve. 


(Urdhëri i përmbaruesit për sekuestrimin e llogarive të "Gulf")

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'

E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'