Përmbushet amaneti i fundit: Babai i Leonorës, dëshmori Qazim Jakupi do të prehet në vendlindje
Njëzet vite pas rënies së tij si dëshmor, babai i këngëtares Leonora Jakupi do të prehet në vendlindje. Qazim Jakupi do të rivarroset dhe kështu do të përmbushet amaneti i tij i fundit.
Këngëtarja shqiptare Leonora Jakupi
Eshtrat e dëshmorit të rënë për liri më në fund do të prehen në vendlindje. Babai i këngëtares shqiptare, Leonora Jakupit, dëshmori Qazim Jakupi do të rivarroset në vendlindjen e tij. Gjithçka vjen 20 vite pas rënies së tij si dëshmor në luftën e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përmbushur amanetin e fundit të babait të këngëtares duke i siguruar asaj se Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje.
“Pas përfundimit të suksesshëm të rivarrimit të dëshmorëve dhe heronjve nga Polaci në Marinë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje. Duke qenë se, dëshmori Qazim Milazim Jakupi, është i varrosur me Kolonel Krasniqin, të bijën, këngëtaren e mirënjohur Leonora Jakupi e sigurova se edhe babai i saj do të prehet në vendlindje, sipas amanetit të tij dhe dëshirës së familjes,”- shkruan Haradinaj.
Me anë të një fotoje në rrjetet sociale, këngëtarja bën të ditur datën dhe orën e realizimit të këtij vendimi.
Foto e publikuar nga Leonora Jakupi
“Te dashur familjar, miq dhe dashamire me 21.09.2018 pas 20 viteteve pritje do te prehet i qete ne Kosoven e lire Babi im se bashku me mikun dhe bashkluftetarin e tij Kol.Ahmet Krasniqi. Ne pamundesi te ju dergoj ftesa te gjitheve po e shfrytezoj kete mundesi te ju ftoj te gjitheve! Ardhja juaj juaj na nderon!”- shkruan Leonora krahas një fotoje në Instagram.
Dëshmori Qazim Jakupi
9/2
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
35.4%
-
Jo
56.1%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 458
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Seancë e jashtëzakonshme për përgjimin Kusari-Radoiçiç, Vetëvendosja e bojkoton, Haradinaj: Komunikoi me porosi të Kurtit!
11 Tetor, 17:55
-
Haradinaj: Kosova po udhëhiqet nga spiuni i Serbisë, Albin Kurti!
10 Tetor, 16:28
-
Haradinaj: Kurti dhe e gjithë klika e tij janë kriminelë
11 Korrik, 16:22
-
Ramush Haradinaj akuza Albin Kurtit: Ç'të lidh me agjentët serb Gollub e Boban Donqiq? Pse kërkove partneritet me Radojçiçin?
4 Qershor, 17:54
-
‘Zbaton agjendën ruse’, Ramush Haradinajt akuza të forta ndaj Albin Kurtit: Është rekrutuar nga serbët në burg
28 Maj, 11:05
-
Përurohet në Gjakovë shtatorja e Skënderbeut! Haradinaj: Nga sot do t’i bëjë ‘roje’ Gjakovës heroike
4 Maj, 15:53
-
Çfarë po ndodh në Kosovë? Haradinaj paralajmëron zgjedhje të parakohshme në qershor
9 Mars, 14:25
-
Haradinaj në SHBA: Kosova, miqësi të përjetshme me Amerikën
1 Shkurt, 12:12
-
Haradinaj në Pentagon: Kosova dhe ushtria e saj është gati të jetë anëtare e NATO-s në krah me Amerikën
31 Janar, 15:39
-
Raketat kundërtanke/ Haradinaj: E vonuar kërkesa ndaj SHBA-së, Kurti duhet të japë llogari
12 Janar, 13:51
-
Haradinaj: Kosova s’ka pasur asnjë vit më të humbur sesa 2023, na duhet unitet
8 Janar, 13:21
-
Incidenti/ Vjosa Osmani fton në presidencë, Ramush Haradinajn, por e lë të presë! Ai ngrihet dhe ikën
19 Dhjetor 2023, 20:06