Me nota pozitive e ka cilësuar kryeministri Edi Rama mbylljen e mandatit të dytë qeverisës, edhe pse u has me dy sfidave të mëdha atë të tërmeti dhe pandemisë. Në mbledhjen e qeverisë Rama bëri bilancin e 4-vjeçarit që kaloi dhe paraqiti sfidat dhe ambiciet për mandatin e 3 qeverisës. Ai tha se javën e ardhshme do të prezantojë qeverinë e re, ku kabineti i ri do të ketë emra të rinj, por paralajmëroi se karriget nuk do të jenë të përhershme pasi do të ketë stola rezervë që do të energjizojnë ekipin në vijimësi. Kjo për Ramën është edhe avantazhi që do i jap kabinetit të tyre përballën rivalëve.
Kriza e tërmetit dhe pandemisë për Ramën u mirëmenaxhuan dhe se këto dy sfida do të shënojnë historinë e qeverisë 30-vjeçare të vendit. Ai bëri një apel të fortë për vaksinimi e popullsisë, si e vetmja mënyrë për të shmangur fatalitete nga COVID-19, ndërsa një falenderim të veçantë pati për Najada Çomon, e cila edhe pse mori mandatin e deputetes e dorëzoi atë për t'iu përkushtuar pacientëve të shtruar në Spitalin Infektiv.
Ndërsa paraqiti bilancin e sektorëve gjatë mandatit të dytë ku vlerësoi punën në infrastrukturë, bujqësi dhe shërbimet ndaj qytetarëve, kritikat i pati për dy dikastere atë të Turizmit dhe atë të Arsimit. Rama tha se ky sezon veror tregoi një keqmenaxhim me plehrat në zonat turistike por edhe me administrimin e plazheve. Një tjetër kritikë ishte edhe për sektorin e arsimit, ku u fokusua në mungesën e aktiviteteve kulturore të fëmijëve dhe se ka shumë për të bërë si në arsimin parauniversitar dhe atë të lartë.
Në fund Rama foli edhe për nismën 'Ballkani i Hapur', ku tha se në kuadër të kësaj do të fuqizohet i gjithë rajoni dhe i shërbejnë popujve të Ballkanit. Kryeministri foli edhe për kritikat ndaj tij për këtë nismës nga Prishtina dhe Tiranë, ku tha se nuk e shqetësojnë dhe se ato bëhen në kuadër të zjarrit politik të ditës. Në fund ai tha mesazhin e qartë se do të bashkëpunoj me qeverinë e Kosovës dhe do të bëjnë punë shumë të mira në të ardhmen.
Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës është futur në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, e duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend. Socialistët kanë arritur që të marrin 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni, e ndërsa PD 59 mandate, kurse LSI vetëm 4 të tilla.
Shërbimi i transportit rrugor, për kryeministrin Edi Rama ka qenë një kancer shumëvjeçar, i trashëguar bashkë me ish-partnerët e koalicionit të mandatit tonë të parë. Rama tha se LSI i kishte kthyer targat e makinave në tesera partie dhe patentat në fletë votimi.
'Shërbimet e transportit rrugor, një kancer shumëvjeçar, i trashëguar bashkë me ish partnerët e koalicionit të mandatit tonë të parë, janë kthyer në një prej shembujve më kuptimplotë dhe më inkurajues të transformimit të shërbimeve publike të Republikës së Shqipërisë. E paimagjinueshme kjo deri kur u ndamë 4 vjet më parë nga ata partnerë që i kishin kthyer targat në tesera partie dhe patentat në fletë votimi për partinë. Sot, Shqipëria ofron një nga shërbimet më të digjitalizuara në rajon për drejtuesit e automjeteve dhe synon falë një marrëveshjeje, edhe ndërtimin e një autoparku rajonal për gara të ndryshme ndërkombëtare të shpejtësisë motorike, në bashkëpunim me FIA-n.'- tha Rama.
Gjatë mbledhjes së sotme, kryeministri Edi Rama foli me nota pozitive për disa fusha të caktuara me nota pozitive. Rama u ndal tek infastruktura, teksa numëroi me sukses hapjen e aeroportit të Kukësit dhe projektit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe të Sarandës. Kreu i qeverisë u shpreh se me largimin e pandemisë do të shtohen avionët e Air Albania-s.
'Falë punës së kësaj qeverie në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë kemi krijuar kushte më të qëndrueshme për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe social të vendit në dekadën ku sapo kemi hyrë, ku Shqipëria do të kthehet në eksportuese neto të energjisë. Sot, Skavica nuk është një ëndërr gjysmëshekullore në sirtar, por një projekt në zhvillim, falë bashkëpunimit me qeverinë e SHBA-së, ashtu sikundër po përmes këtij bashkëpunimi jemi në fazën e vlerësimit të projektit të kthimit të TEC-it të Vlorës nga një simbol i dështimit me kosto të lartë të së shkuarës, në një portë hyrëse të gazit të lëngshëm, bazuar në marrëveshjen me kompaninë globale EXXON.
Kjo qeveri mundësoi hapjen e rrugës së ndërtimit të dy parqeve fotovoltaike, të Karavastasë dhe Spitallës, më të mëdhatë në rajon, të cilat do të ndërtohen nga kolosi francez VOLTALIA, duke vendosur Shqipërinë në pararojën e Ballkanit për prodhimin e energjisë diellore.
Fundi i marrëzisë së vjedhjes së energjisë elektrike dhe rritja e investimeve në rrjetin e shpërndarjes, së bashku me interkonjesionin me Kosovën, bënë që sot, situata e sektorit energjetik të Shqipërisë të jetë e pakrahasueshme me atë që trashëguam në nisje të mandatit të parë, ndërsa programi i investimeve të futura në rrugën e realizimit gjatë këtij mandati të dytë, na jep të gjithë optimizmin e nevojshëm për ta parë Shqipërinë e 2030-ës, prodhues kampion të Ballkanit në energji të rinovueshme.
Nga ana tjetër, falë punës të përkushtuar dhe voluminoze të dikasterit përkatës, po ashtu drejtimit shumë këmbëngulës të ministres, në një periudhë kohore posaçërisht të vështirë, sot, Kukësi është bërë më në fund me aeroport ndërkombëtar, puna me projektin e zbatimit të projektit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës ka hyrë në fazën përfundimtare, gara ndërkombëtare për aeroportin turistik të Sarandës është hapur, rruga e Arbrit është edhe ajo në përputhje me afatin e përfundimit, rruga Delvinë-Kardhiq po ashtu e me radhë, se janë shumë projekte të tjera të rëndësishme të infrastrukturës sonë kombëtare, të cilat janë realizuar me standarde europiane apo vijojnë në rrugën e realizimit.
Shqipëria sot ka linjën e saj ajrore të flamurit, Air Albania, e cila i ka rezistuar goditjes së pamëshirshme të pandemisë mbi transportit ajror dhe me daljen nga pandemia do hyjë në një fazë të re, rritjen e numrit të avionëve të saj.
Gjithashtu, marrëveshjen e investimit masiv në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza’, së bashku me uljen e konsiderueshme të tarifave skandaloze të tij, për shkak të një marrëveshjeje të vjetër koncesionare, me ngarkesë të rëndë mbi udhëtarët, do ndikojnë fuqishëm në rritjen e fluksit të mbërritjeve në Shqipëri.'- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka pasur kritika për dy sektorë në veçanti atë të Turizmit dhe të Arsimit, ku tha se ka ende shumë për të bërë dhe se problematikat e dala ja vlejtën për të mbajtur shënimet për të përmirësuar ata. Rama tha se pati probleme me menaxhimin e plehrave në zonat turistike dhe administrimin e plazheve.
"Fatkeqësisht, pandemia dhe hallet e mëdha që erdhën me të dhe tërmetin bashkë nuk na dhënë mundësinë të investojmë aq sa do të donim në drejtim të fuqizimit të ofertës sonë turistike. Prandaj mbetet për më tej që ta bëjmë këtë, duke e mbajtur mirë shënim dhe çka nuk arritëm të bënin sa dhe si duhet për mangësitë tona, ende të konsiderueshme, në aspektin cilësor të sezonit turistik si përshembull, plagën ende të hapur, në disa raste edhe kutërbuese, të plehrave dhe të papastërtisë në zonat turistike ku duhet ndërruar qasja dhe përqendruar energji e forca shumë më të mëdha.Pa harruar administrimin e plazheve që në këtë sezon la jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar. Por edhe të tjera mangësi akoma që duhen administruar me qartësi, me shpejtësi, me këmbëngulje dhe me shumë vendosmëri më tej. Padiskutim, po të kthejmë kokën mbrapa, nuk ka asnjë krahasim të mundshëm në këtë fushë jo me tetë, por as me katër vjet më parë dhe për këtë mjafton të shikosh ndryshimin rrënjësor të interesit dhe të tonit të mediave prestigjioze ndërkombëtare për Shqipërinë turistike. Ashtu sikundër nuk ka fare diskutim që krahasuar me tetë vjet më parë, kur ishte një vend i mbytur nga plehrat dhe papastërtitë ngado ktheje kokën, Shqipëria e sotme është shumë më ndryshe, falë punës së madhe që kemi bërë në këtë drejtim. Ama, për t’u bërë kampionët e padiskutueshëm të Ballkanit në turizëm në fund të kësaj dekade, duhet një shumëfishim domethënës i luftës për mbrojtjen e mjedisit, ku fushat e grumbullimit primitiv të plehrave lart e poshtë dhe ndotja shqetësuese e ujërave dhe ajrit për shkak të tyre janë vetëm pjesa më e dukshme e problematikës mjedisore të Shqipërisë së sotme", tha Rama
Ndërsa në fushën e arsimit tha se ka ende për të bërë si në arsimin parauniversitar dhe në arsimin e lartë. Ai u përqendrua edhe te aktivitetet kulturore të fëmijëve ku tha se duhet të fillojnë që kur janë të vegjël dhe se edukatoret duhet të paguhen njësoj si mësuesit. Këto ishin ambiciet e tij për Shqipërinë 2030.
Kjo qeveri ka çuar më tej punën e madhe të bërë gjatë mandatit të parë për reformimin e arsimit dhe për përmirësimin e kushteve të arsimimit, ku ende një det i tërë na ndan sidoqoftë, për hir të së vërtetës, në realizimin e ambicies sonë për Shqipërinë arsimore. Por jam vërtetë krenar që disa plagë të tmerrshme, në dukje të pashërueshme përgjithmonë në organizmin e arsimit tonë parauniversitar, që nga rekrutimi partiak i mësuesve e deri tek tekstet e panumërta jashtë standardeve, apo hyrja në universitete sipas xhepit, mikut apo partisë, i përkasin përfundimisht të shkuarës, falë kësaj qeverie. Ashtu sikundër nuk jam aspak krenar për gjendjen tërësore të universiteteve, të cilën do ta adresojmë me shumë punë, me shumë durim, në bashkëpunim të ngushtë me rektorët, duke synuar njëkohësisht në vijim, përfshirjen sa më shumë në arsimin tonë të lartë të universiteteve publikë ndërkombëtare. Shqipëria 2030 duhet të kthehet në një hab të arsimit të lartë në rajon. Nuk jam aspak krenar po ashtu për gjendjen aktuale të lëvizjes sportive shkollore apo universitare, e cila pavarësisht disa hapave të bërë, krahasimisht me kohën kur ne erdhëm në qeveri, është realisht shumë nën nivelin e mundësive tona reale, prandaj do merremi shumë posaçërisht me këtë, si dhe me aspektet kulturore të jetës së të rinjve dhe fëmijëve tanë. Është e pajustifikueshme më tutje që fëmijët e vegjël të mos kenë një vëmendje shumë më të madhe, që edukatoret e kopshteve dhe çerdheve të mos paguhen pse jo njësoj si mësuesit e gjimnazeve apo dhe më shumë, që zhvilluesit e resorteve turistike apo të tjerë në botën e sipërmarrjes të mos detyrohen të mendojnë për fëmijët, në radhë të parë. Patjetër edhe për kulturën kemi bërë jo pak edhe në këtë mandat të dytë, qoftë me shpëtimin dhe rivlerësimin e monumenteve tona të trashëgimisë kulturore, qoftë me angazhimin për zgjerimin e hapësirave kulturore me cilësi e me standarde krejt të tjera, por shumë më tepër do bëjmë me realizimin e projektit të bllokut të ri të Galerisë Kombëtare, me realizimin e projektit të Teatrit të ri Kombëtar, me realizimin e projektit të Qendrës së re Teatrore të Fëmijëve në Tiranë, të cilat janë në rrugë e sipër, si dhe me projekte të tjera të vogla, por me rëndësi të madhe në disa qytete të tjera, kryesisht ato me potencial të lartë turistik', tha Rama
Rama foli edhe për rolin e Shqipërisë në fushën ndërkombëtare ku tha se rriti besueshmërinë dhe vlerësimin e vendit në sytë e ndërkombëtarëve ndërsa tha se nisma Ballkani i hapur është projekti që i duhet rajonit dhe se kritikat nga Tirana e Prishtina nuk e shqetësonin fare.
"Në fushën e mbrojtjes dhe punët e jashtme të këtij vendi gjatë mandati që mbyllim. Reputacioni ndërkombëtar i vendit dhe besueshmërisë nga aleatët dhe përfshirja e diasporës si asnjëherë më parë në marrëdhëniet me qeverinë dhe seriozitetin që e marrin Shqipërinë në çdo instancë ndërkombëtare nuk kanë asnjë krahasim më vitin 2013, ku sot janë shumë më lartë edhe se 2017. Kjo qeveri e mbylli mandatin me realizmin e të gjitha kushtet për negociata dhe men hapjen e një projekti të ri si një prej nismëtarëve për Ballkanin e Hapur. Polemikat për Ballkanin e Hapur dhe akuzat e hatashme ndaj qeverisë dhe ndaj meje personalisht si nga Prishtina dhe nga Tarën nuk më shqetësojnë fare. Ka shumë zjarr të ndezur për qëllime politike të ditës, por ne do vazhdojmë para dhe se kam besim se me qeverinë e Kosovës do të bëjmë plot punë të mira", tha Rama
Kryeministri Rama tha se javën e ardhshme do të shpallë qeverinë e re, ndërsa falenderoi të gjithë ministrat me të cilët ka bashkëpunuar deri më sot.
"Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju normalisht do të vijoni punën deri në minutën e kalimit të detyrës pa lënë asnjë minutë të shkojë kot. Fatmirësisht kemi një skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati 4-vjeçart që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon një kryesi efektive dhe një stol rezervash për të pasur mundësi për energjizimin e skuadrës. Ky është avantazhi jonë përballë kundërshtarëve. Ju falenderoj për këtë kohë sfiduese që kaluam së bashku që dua ta mbani parasysh edhe nëse nuk do jeni në mbledhjen e parë të qeverisë së re”, tha Rama.
Kthimi i të rinjve në atdhe dhe dixhitalizimi i shërbimeve për t'i dhënë fund korrupsionit në administratë, do të jenë dy nga objektivat e qeverisë Rama3. Kjo u bë me dije sot nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se ka ende shumë punë për t'u bërë në këto dy drejtime.
"Prioritet i Shqipërisë së 2030 do të jetë kthimi i trendit negativ të largimeve në raport me kthimin në atdhe. 4 portet e reja turistike, ai i Sarandës ku ka nisur puna, i Vlorës që nis në javët e ardhshme, Shëngjini që është në ende në fazën përgatitore dhe ai në Durrës, janë vetëm një nga blloqet e mëdha të programit konkret të investimeve të huaja që do na mundësojnë rritjen ekonomike. Por pa rritur më tej cilësinë e shërbimeve të shtetit për qytetarin, pa forcuar sensin e drejtësisë, zbatimin praktik të Reformës në Drejtësi, rritja e ekonomisë nuk do të mjaftojë për ta ngjitur Shqipërinë në majën ku duam. Fatmirësisht, kjo qeveri ka bërë jo pak punë në këtë dhe mjafton të mbajmë parasysh sesa shuëm radhë kemi eliminuar , sesa shumë kohë i kemi kursyer qytetarëve, sesa shumë ndërveprime korruptime kemë ndërprerë përmes digjitalizimit të shërbimeve dhe platformën e-Albania që do ta çojmë në një nivel tjetër marrëdhënien mes individëve dhe shtetit dhe goditjen e korrupsionit në administratë. Dixhitalizim për të zmbrapsur kudo hijen e bakshishit e ryshfetit, duke futur shtetin në smartphone-in e kompjuterin e qytetarit, do të jetë lajtmotivi i kësaj qeverie", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se në sektorin e bujqësisë është bërë përparim i madh ku tani Shqipëria ka 3-fishuar eksportet, ndërsa në 2030 shpreson se Shqipëria do të jetë e para në rajon për eksportet bujqësore.
"I dukshëm ka qene edhe përparimi në bujqësi ku kemi mundësuar 2-fishimin e tokës që punohet. Kemi 3-fishuar eksportet bujqësore dhe kemi dalë në vendin e parë në rajon për përthithjen e fondit mbështes për bujqësinë. Në 2030 kërkojnë që Shqipëria të jetë e para në rajon për eksporte bujqësore si ato që prodhohen në tokë dhe në det", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se mandati i dytë mbyllet me një notë pozitive, ku qeveria ia doli të kalonte të dy sfidat atë të tërmetit dhe pandemisë. Ai ka pasur edhe një apel të fortë për qytetarët që të vaksinohen pasi sgmangin fatalitetin nga COVID-19 dhe se të gjitha vaksinat janë efektive.
"Mbyllet me një notë pozitive, besoj unë, puna e një mandati tejet të vështirë, kur tërmeti më parë dhe pandemia më pas diktuan me një forcë të pashembullt ndryshimin e prioriteteve tona qeverisëse. Jam sinqerisht krenar që ia dolëm me përkushtim, profesionalizëm e durim të madh, pjesës më të vështirë të këtyre dy sfidave ekstreme, që shfaqen ne rrugën e një qeverie një herë në 100 vjet. Ende nuk ka mbaruar as pandemia, nuk ka përfunduar krejt as rindërtimi, por qoftë me pandeminë dhe qoftë me pasojat e tërmetit kemi marrë tanimë një avantazh të konsiderueshëm. E përtej çdo konsiderate të aktualitetit, lëvdatave apo kritikave në drejtimin tonë, sesi i kemi menaxhuar këto dy kriza krejt të jashtëzakonshme, kjo do të jetë një nga gjurmët e pashlyeshme të kësaj qeverie në historinë aspak të lehtë qeverisëse të këtyre 30 viteve. Garantimi i vaksinimit masiv dhe një fushatë e gjatë profesionale, cilësore e vaksinimit ka bërë që edhe goditja e asaj që po merr trajtën e valës së tretë përmes variantit Delta të Coronavirusit të jetë përgjithësisht e moderuar. Fatkeqësisht kemi ende fatalitete edhe sot që flasim, disa jetë janë në rrezik serioz në pavijonin e terapisë intensive të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, por ato janë edhe një mësim domethënës, fare konkret për të gjithë, për rëndësinë jetike të vaksinimit. Askush prej atyre që sot marrin frymëmarrje të asistuar nga respiratorët nuk është i vaksinuar. Ndërkohë që disa të vaksinuar ndër rreth 80 persona të shtruar në spital nuk shfaqin shenja rëndimi të gjendjes që imponojnë intubimin, duke rrezikuar seriozisht edhe vetë jetën pastaj. Për skeptikët e vaksinës Sinovac, që kërkojnë medoemos vaksinë Pfizer, mbase vlen edhe e dhëna që në grupin e të vaksinuarve të shtruar në spital ndahen pothuajse gjysmë për gjysmë të vaksinuarit me Pfizer dhe Sinovac. Prandaj shfrytëzoj rastin t’iu bëj apel atyre që ende nuk e kanë bërë vaksinën, të mos humbasin kohë dhe as të mos rrinë në pritje duke rrezikuar infektimin, pa patur imunitetin e garantuar nga vaksina, me mendimin e gabuar se Pfizer bën e Sinovac nuk bën, por të përfitojë një orë e më parë nga mundësia e vaksinimit për të gjithë. Vaksina nuk i mbron të gjithë nga infektimi, por ama është e qartë si drita e diellit se ajo përqindje krejt e vogël të vaksinuarish që preken prej virusit të egër ka imunitetin e nevojshëm për ta kaluar sëmundjen pa kërcënim fatal të jetës. Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni. Teoritë e konspiracionit botëror dhe frika nga vaksina e lënë organizmin e njeriut të paarmatosur si duhet përballë këtij virusi vdekjeprurës, të cilin mesa duket do ta kemi ende nëpër këmbë edhe këtë dimër. Numrat po rriten dhe nëse sot jemi sidoqoftë goxha më të mbrojtur se shumë të tjerë në rajon apo gjetkë, kjo ka vetëm një arsye; numri i lartë i të vaksinuarve në Shqipëri. Vaksinën duhet ta bëjnë me patjetër edhe ata që e kanë kaluar COVID-in, sepse të gjithë studimet dhe këshillat e shkencës thonë se nuk ka një imunitet natyral afatgjatë ndaj këtij virusi vrastar.", tha Rama.
Perseri ato drejtues te LSI,se jane ne vende kyçe ku jan milionat zoti Rama.
PërgjigjuRespekte per Z.Rama vetem ju mund ta bani kete vend, jo mandati 3 por edhe 4 nqs eshte nevoja, se do vijne ata Lulushet pastaj dhe çdo pune te bere e prishin per 1 muaj.
PërgjigjuZonat bregdetare duan plane urbanistike dhe investime te medha. ..POR ti i vjedh leket njesoj si saliu. ...prandaj e ke lene bregun e detit per faqe te zeze....
PërgjigjuLargoj te gjith ministrat se ka vjedh boll, te gjithe hajduta ,mos ti shofim me ne televizore se ngjallin ne neveri.
PërgjigjuNje qeveri qe nuk eshte ne gjendje me pastru vendin e vet nga plehrat quhet qeveri QELBESIRE.E kan zaptu plehrat ne gjithe shqiperine turp
Përgjigju