Përmbyset procesi, ONM rikthen
100 kandidatë në garë për Vettingun 

Procesi për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të organeve të Vetingut ka marrë një rrjedhë të papritur. Vëzhguesit afatshkurtër të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kanë përfunduar brenda afatit 14-ditor verifikimin e 193 kandidatëve, të cilët shprehën interesin për të shërbyer në organet e Vetingut.

Komisioni i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, për dy javë me radhë, ka verifikuar jo vetëm 29 kandidatët e kualifikuar nga Avokati i Popullit, por edhe 164 kandidatët, të cilët u përjashtuan, për shkak se nuk plotësonin kriteret formale të parashikuara në ligj.

Po çfarë ka ndodhur? Nga verifikimi i 164 kandidatëve të skualifikuar nga Avokati i Popullit, Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ka rikthyer në garë 79 aplikantë, të cilët sipas ONM i plotësojnë kriteret, por thjeshtë u mungojnë disa certifikata.

Ndërkaq, nga verifikimi i 29 kandidatëve të kualifikuar nga Avokati i Popullit, të cilët pronësonin kriteret formale, vëzhguesit ndërkombëtar kanë dhënë vlerësim negativ për 8 kandidatë.

Në këtë kuadër, Operacioni Ndërkombëtar të Monitorimit, me anë të një zarfi, i ka përcjellë dje Avokatit të Popullit 100 emra, të cilët i sheh të përshtatshëm për të shërbyer në organet e Vetingut. Në zarfin e ONM janë përfshirë dy lista me vlerësimet për të dy grupet e kandidatëve, të atyre që u kualifikuan dhe që u përjashtuan në fazën e parë. Avokati i Popullit, sipas pikës 7 të nenit 7 të ligjit të Vetingut, ia kalon menjëherë listën Kuvendit.

Mbetet për t’u parë nëse komisionet e Kuvendit do t’i marrin në konsideratë vlerësimet pozitive dhe negative të ONM për kandidatët.

Letra e Calavera
Krahas emrave, shefja e Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, i ka dërguar një letër Avokatit të Popullit. “Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM vunë re se një numër i madh nga këta 79 aplikantë duket se kanë, të paktën në letër, eksperiencën profesionale të përshtatshme, por nuk sollën disa nga certifikatat e nevojshme”, thuhet në letrën e Calavera. Në këtë kuadër, Genoveva Ruiz Calavera i sugjeron Kuvendit që t’u japë një shans këtyre kandidatëve, që të plotësojnë dosjet e tyre. “Si rezultat, komiteti përgjegjës parlamentar ad hoc mund të dëshirojë që të rishikojë këto aplikime, për të kërkuar mbase certifikatat që mungojnë dhe të jetë më i saktë vendimin e mundshëm për të rikonsideruar këta kandidatë për listën e votimit”, ka thënë Calavera.

Propozimi i dytë
Shefja e Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit, Genoveva Ruiz, propozon që, nëse komisionet e parlamentit nuk e marrin parasysh listën e dytë prej 79 aplikantësh, mund të votohen 21 kandidatët, ndërsa numri i plotë i vendeve vakante të plotësohet në një fazë të dytë. “Nëse komiteti nuk e zgjedh këtë opsion, apo nuk gjen kandidatë të përshtatshëm gjatë rishikimit të tij, 21 aplikantët e përshtatshëm përfaqësojnë që tani një grup të përshtatshëm për nisjen e formimit të organeve të Vetingut, duke kompletuar në një hap të dytë: Numrin e plotë të emërimeve”, ka thënë Calavera.
 
79 aplikantë
Nga verifikimi i 164 kandidatëve të skualifikuar nga Avokati i Popullit, Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ka rikthyer në garë 79 aplikantë, të cilët sipas ONM i plotësojnë kriteret, por thjeshtë u mungojnë disa certifikata.
 
Calavera
“Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM vunë re se një numër i madh nga këta 79 aplikantë duket se kanë, të paktën në letër, eksperiencën profesionale të përshtatshme, por nuk sollën disa nga certifikatat e nevojshme”. 


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Liverpool shkëlqen me 'poker' në FA Cup, Chiesa gjen golin e parë

GOLAT/ Liverpool shkëlqen me 'poker' në FA Cup, Chiesa gjen golin e parë