VIDEO/ Përmbysja 2-1 kundër Venezias, talenti 20-vjeçar i jep tri pikë Romës me golin e parë në Serie A

VIDEO/ Përmbysja 2-1 kundër Venezias, talenti 20-vjeçar i jep tri pikë Romës me golin e parë në Serie A

Roma feston golin e Pisillit

1727623012_asroma.JPG


Shkarkimi i De Rossit duket se ka dhënë rezultat, me Romën që përmbysi 2-1 Venezian në 'Olimpico'. Fundi i pjesës së parë ishte dramatik për Romën e Ivan Juric, që pësoi gol nga Pohjanpalo në minutën e 44. Fraksioni i dytë nisi me Romën kërkuese, që shënoi me Cristanten një gol të bukur nga jashtë zone, kjo edhe falë një devijimi.

Deçizive minuta e 83. Pas një krosimi të Paredes nga këndi, 20-vjeçari Pisilli goditi me kokë nga brenda zone duke e ndalur sferën në rrjetë. Goli i parë për djaloshin e ri në Serie A, ndërsa kjo datë do e shoqërojë gjithë jetën. Dy fitore radhazi për Romën me Juric në stol, ndërkohë që ekipi me nëntë pikë mban vendin e nëntë.


Lajmi kryesor:

Napoli mund pastër Monzën dhe merr kreun e Serie A! Lazio ul me 'këmbë në tokë' Torinon, e mposht 2-3! Roma përmbys Venezian


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Koleksioni i 300 objekteve shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit, në qershor në Shkodër

Koleksioni i 300 objekteve shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit, në qershor në Shkodër