Përmbytja e Vlorës, inxhinieri Bushi: Hidrovoret janë ndërtuar mbi 40 vite më parë, kanë nevojë për investime! Nëse ka rënë shi mbi kapacitetin e tyre...

Si u përmbyt Vlora? Pa investime dhe shkelje institucionale. Kjo ishte tematika e trajtuar sot në emisionin “Sot, Live në Shqipëri”, të gazetarit Nertil Agalliu, në Report TV.

I ftuar ishte një nga inxhinierët më të vjetër të sistemit të hidroteknikës së hidrovoreve, inxhinieri Kujtim Bushi.

Me një eksperiencë 40 vite pranë Drejtorisë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit në Fier, ai shpjegoi problematikat e ndodhura gjatë fundjavës në Vlorë me përmbytjet, rolin e hidrovoreve të Drejtorisë së Fierit që përgjigjet edhe për rrethin e Vlorës dhe se çfarë nuk funksionoi apo çfarë duhet bërë për të ardhmen.

Ra në sy detaji se hidrovoret aktuale janë ndërtuar që nga vitet 64-86 dhe pjesë ma e madhe e tyre kanë nevojë për rindërtime e investime. Por sipas Bushit, problemi qëndron te ndryshimet klimaterike dhe sasia e madhe e reshjeve, për të cilat hidrovoret dhe kanalet kulluese s’kanë kapacitet t’i përballojnë.

Më poshtë intervista e plotë e inxhinierit:

Nertil Agalliu: Inxhinier Bushi, pse u përmbyt Vlora? Kishim parë në Shkodër apo Lezhë, por në në Vlorë nuk kishte ndodhur dhe pamë të përmbytej një qytet i tërë?

Kujtim Bushi: Në fillim duhet të dimë se si funksionon skema e Hidrovoreve, që janë stacione pompimi, që kullojnë ujërat e reshjeve të shiut dhe ujërat e ndotura të mbetjeve urbane. Pra kullojnë ato toka që janë nën nivelin e detit. Për kullimin e tokave ndërtohen stacionet dhe sistemi i kullimit. Pra kolektori kryesor, bashkë me kanalet e para, kanalet e dyta e kështu me radhë të tretat. Kanalet e para janë në funksion të UK të Fierit, kanalet e dyta janë nën administrimin e bashkisë, pra të Drejtorisë së Ujitjes që ka Bashkia në qytetin e Vlorës në rastin konkret, kurse kanalet e treta janë kanalet që kanë fermerët.

Pra duke pasur një harmonizim ndërmjet kanaleve dhe gjendjes teknike të hidrovoreve, besoj se do të ketë përballim të reshjeve. Por duhet të kemi parasysh se Hidrovoret janë ndërtuar për një hidromodul për 5,7 litra në sekondë për hektar. Por nëse ne na bien reshje për 10, 15 apo më shumë litra në sekondë për hektar, pastaj nuk është problemi i hidrovoreve, por i natyrës. Pasi s’e kishim parashikuar që do kishim kaq reshje për litra në sekondë.

Nertil Agalliu: Reshjet që kanë rënë në Shqipëri kanë qenë më të mëdha sesa këto të sotmet, apo jo?

Kujtim Bushi: Po, po, këto vitet e fundit patjetër, shumë më të mëdhaja. Ndryshimet klimaterike kanë bërë punën e tyre tani. Ne jemi përfshirë edhe në dy investime të Bankës Botërore për rehabilitimin e dy hidrovoreve në vijën bregdetare, ndërmjet lumenjve Seman dhe Vjosë dhe është parashikuar që në atë pjesë ta çojnë kapacitetin në 8 litra për sekondë, për efektin e ndryshimeve klimaterike që kanë ndodhur.

Nertil Agalliu: A mos duhet të merret vetëm një institucion me hidrovoret dhe këto probleme dhe jo 3 institucione, ku një me kanalizimet dhe një tjetër me hidrovoret dhe në fund mbetet topi diku tjetër?

Kujtim Bushi: Jo, jo, ka një problematike, nuk mund të ndahet stacioni i Hidrovoreve veç dhe i kullimit veç. Në momentin që bëhet dhe merret në dorëzim një hidrovor, ai merret bashkë me sistemin e kullimit. Pra s’mund të thuash që hidrovorin e ka bashkia dhe kanalet i ka një institucion tjetër, pra nuk mund të funksionojë hidrovori veç dhe kanali veç.

Nertil Agalliu- Po, por në rastin konkret duket se përmbytja ka ardhur nga dora e njeriut. Mosmarrja e masave, mospastrimi etj...

Kujtim Bushi: E para njëherë aty do bërë kalkulimet. Sa ishte intensiteti i reshjeve, dhe tjetra se hidrovori është ndërtuar me hidromodul psh. 5 litra në sekondë për hektar. Nëse aty ka rënë dyfishi, (në Vlorë), i bie që ky hidrovor nuk e përballon dot. Nuk duhet t’i kthejmë në anë politike. Por nëse grupi i specialistëve përcakton se sasia e reshjeve ka qenë mbi kapacitetin e hidrovorit, s’mund të fajësojmë pastaj pjesën e hidrovorit.

Nertil Agalliu- Për 6 orë kanë rënë 184 milimetra shi, në rastin konkret...

Kujtim Bushi- Shumë, është shumë...

Nertil Agalliu- Në këto 30 vite a kemi investuar ne, qoftë pushteti qendror dhe ai lokal në këtë sistem hidrovorsh, kanalizimesh dhe kullimi?

Kujtim Bushi: E thashë, hidrovoret janë të lidhura me kanalet e para të kullimit, të dyta dhe të treta. Të tretat i kanë fermerët. Nëse fermerët nuk kanë pastruar kanalet e tyre ku kanë tokën, atëherë uji do dalë mbi tokë. Këtu është përgjegjësia e fermerit. Pra shteti ka përgjegjësi për kanalet e para dhe të dyta. Për pjesën ku dhe unë jam i angazhuar, hidrovoret, është bërë punë e mirë, kanalet janë pastruar. UK e Fierit mbulon rrethet Fier, Lushnjë dhe Vlorë. Gjatë kësaj kohe ne kemi futur në tenderim, i ka marrë Banka Botërore 2 hidrovoret e Fierit, ka nisur procesi i rindërtimit, sepse janë hidrovore që janë ndërtuar që nga vitet 1964, 1970, hidrovoret e fundit janë të viteve 1986. Nga 86-a dhe deri sot nuk është bërë asnjë lloj ndërtimi.

Përveç hidrovoreve me kapacitet të vogël në Divjakë dhe Karavastaja. Dhe tani po hidhet në tenderim pjesa për dy hidrovoret e Fierit dhe pastaj do vazhdojmë me radhë të gjithë hidrovoret, sepse janë të viteve 80, llogarite deri në 40 e ca vite që po punojnë. Pavarësisht se mirëmbahen nga ana teknike, vështirësia ndodh, pavarësisht se janë hidrovore të pjesës së Lindjes, pra prodhimi ose hungarez, prodhim kinez, është shumë e vështirë sot që të gjesh pjesë si ato, sepse kanë dalë jashtë loje. Vjet ne kemi bërë me riinvestim hidrovorin në Akërni, që është pjesë, që është pjesë shumë e rëndësishme për kullimin e tokave në aeroportin e Vlorës. Kullon 4600 hektarë, investim shumë i mirë, me pompa gjermane. Kjo tregon edhe seriozitetin e qeverisë shqiptare për t’i ardhur në ndihmë fermerëve të zonës, për të mos u bërë dëmtime në tokat e tyre.

Nertil Agalliu: Çfarë strategjie duhet të kemi tani përballë përmbytjeve, sepse pas Vlorës mund ta ketë radhën Fieri si Myzeqe, bashkë me Lushnjën, në investimin në hidrovore dhe pastrimin e kanalizimeve?

Kujtim Bushi- Kjo pjesë është e stafit të sektorit të çdo institucioni, bashkisë që kanë nën varësi sektorin e ujërave, nëse kanë specialistët e tyre, si inxhinierë elektrike, hidroteknikë, mekanikë etj., bashkë me njëri-tjetrin, besoj se kjo do kalojë.

Nga eksperienca që kam, është llogaritur që sistemi i kullimit rreth hidrovoreve dhe kanaleve të përballojë 100 mm shi për 24 orë dhe nëse bie kjo sasi, gjatë kësaj kohe mbushen vetëm kanalet gjatë 24 orëve për këtë sasi dhe më pas uji do shkojë në hidrovor. Pra nëse ne do kemi sistemin e kullimit në perfeksion, atëherë jemi në rregull. Hidrovoret takohen 3 ditë para, i gjithë sistemi i kullimit zerohet. Pra mbushen kanalet për këtë sasi shiu dhe më tej shkon në hidrovor. Nëse kjo skemë realizohet në perfeksion, atëherë s’kemi probleme, gjithnjë për këtë kapacitet sasi reshjesh, brenda hidromodulit që janë ndërtuar hidrovoret. Por nëse na bien sasi reshjesh më e madhe nga ajo që janë projektuar hidrovoret dhe kanalet, atëherë patjetër do përballemi me përmbytjet.

Nertil Agalliu: Vlora a është në nevojë emergjentë për të bërë këto ndryshime dhe investime?

Kujtim Bushi: Besoj se po, përderisa ndodhën këto problematika. I kërkon patjetër, edhe investim në hidrovore, edhe në infrastrukturën e kanaleve të kullimit.

Nertil Agalliu: Kush janë zonat më problematike, më të rrezikuara, duke hequr Shkodrën, për shkak të mosinvestimeve në hidrovore?

Kujtim Bushi: Ju përmenda pjesën e Myzeqesë për hidrovoret, ku ai i Akërnisë është bërë i ri, ëhstë pjesa e Lushnjës dhe Fierit. Vitin tjetër fillon Banka Botërore investimin për 2 hidrovoret e bregdetit të Vlorës dhe dy lumenjve. Në lushnjë është bërë një hidrovor i ri me fondet e qeverisë shqiptare. Po punohet në mënyrë intensive, që t’i kthejmë në gjendjen e viteve 80, pra fillestare apo të rinj.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë