Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë kaos në vend nga veriu në jug. Në qarkun e Durrësit ka përmbytje masive të rrugëve kryesore si dhe të ndërtesave kryesisht të bodrumeve të pallateve.
Sakaq, përmbytje ka pasur dhe në katin e parë në godinën e burgut ku për pasojë ka pasur spostim të të burgosurve në katin e dytë. Në këtë qendër paraburgimi, të izoluar mbahen kryebashkiaku Erion Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj si dhe ish-deputeti Jurgis Çyrbja, por qelitë e tyre ndodhen në katin e 3-të.
Prefekti i Durrësit Emilijan Jani tha për Report Tv se kati i parë ndodhet nën kuotë dhe se ky është një problem i mbartur duke theksuar nevojën për investime.
Ndërkohë në IEVP Durrës ka shkuar ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, i cili po inspekton situatën nga afër.
Lajmi kryesor:
Shiu ‘paralizon’ vendin/ Evakuohen 180 banorë në Durrës, 800 shtëpi të përmbytura! 15 banesa nën ujë në Shkodër! Kritike situata në Gjirokastër (VIDEO)







