U vetëhodh nga pallati, ndërron jetë gazetari Kastriot Myftaraj! I diagnostikuar së fundmi me një sëmundje të rëndë

TIRANË-Ndërron jetë gazetari Kastriot Myftaraj. Nga policia është njoftuar se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”.

“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.

Burime thonë se ai ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë e cila mund të ketë nxitur edhe vetëvrasjen. Kastriot Myftaraj prej vitesh ushtronte profesionin e gazetarit, analistit dhe publicistit, dhe drejtoi një emision me tematikë konspirative“Ju flet Moska”. Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor.

1657196166_kastriotmyftaraj.jpg

Trupi i viktimës

Lajmin për një  vetëvrasje të tij e ka konfirmuar e ëma e tij për policinë e cila ka treguar të gjithë skenën që kishte ndodhur. Raportohet se gazetari prej disa javësh nuk shfaqej në emisione.

Myftaraj lindi në Korçë në vitin 1966, teksa ka punuar për një periudhë kohe si ndihmës gjyqtar në Gjykatën e Korçës dhe pas rënies së regjimit komunist në disa të përditshme në Tiranë, duke filluar që nga gazeta “55”, “Rilindja Demokratike”, gazeta “Sot”.

Pas shpërnguljes në Tiranë, ai ka botuar edhe disa libra. Kastriot Myftaraj ka qenë pjesë e disa ekraneve shqiptare Në maj 2017 ai u arrestua nga policia e Tiranës me akuzën ‘Thirrje për vepra të dhunshme në kundërshtim me Kushtetutën’. Ky arrestim nga policia erdhi fill pas publikimit nga Myftaraj të një shkrimi shkrimi kundër Romana Vlahutin, Ambasadorja e BE në Shqipëri ku e konsideronte diplomaten një ‘prostitutë kroate që shqiptarët mund ta vrasin’.

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 07/07/2022 21:36

    Ja fusin ca komentues. A thua se kan jetuar me te. Shok me falliun ka qen kan luftuar me nje llogore. Shkurt plepist. Sa shum te verteta din keta ushtaret e sigurimit ajo dihet,po edhe keta nga halli e kan do han buk. Megjithate ngushellime

    Përgjigju
  • Gjergj: 07/07/2022 17:08

    Realiteti ynè prodhon plot figura tè tilla. Njè bie "VETÈHIDHET" ( shqipe me dipllomè Kristali),,,qindra ngrihen. Kohè teveqelèsh dhe sharlatanèsh. Dhe shqiptarèt zgurdullojnè sytè kur dègjojnè gjepura, kènaqen. Ashtu si me piramidat e 97 ès. I vetmi vènd nè botè qè besoi se paratè shtohen dyfish, pa kaluar java. Kur i humbèn tè gjitha,,,,o burra kallashèt. Fajin e ka Saliu.

    Përgjigju
  • sali ram berisha: 07/07/2022 16:21

    E KA VRARE SOROSI DHE MAFIA NDERKOMBETARE,,SEPSE ATA DUAN SHKATARRIMIN E SHQIPERISE,,,MERRE ME MEND ME NXORREN DHE MUA TE PAFAJSHIN NON -GRATA ,,UNR QE NUK KAM VJEDHUR NJE KACIDHE.....do marr pjese patjeter ne varrimin e tij....

    Përgjigju
    • Arbërori: 07/07/2022 18:02

      E kan vrar sepse ua zbuloi të gjitha marrëzit me ministret e Edvin shkjaut shqipfolës në Beograd me daçiçin dhe Vucicin…mjerim o mjerim

  • Piku: 07/07/2022 15:25

    Ngushellime. Gazetar i pazakonte qe thoshte mjaft te verteta me menyren e vet.

    Përgjigju
  • shoku: 07/07/2022 15:20

    Kohet e fundit ka dhene fakte per vrasjen e Ruseve ne Golem duke implikuar Ramen.Nje intelektual nuk hidhetnga pallati ne mes te ditesh dhe mediat prane qeverise e dhane lajmin 5 minuta mbas dhe shkakun e hedhjes.

    Përgjigju
    • Lexues: 07/07/2022 15:39

      Nuk ishte intelektual, por nje delirant e shpifes i pandreqshem. Rrezatonte negativitet dhe me sa duket e kapi me rikoshe.

  • rezar: 07/07/2022 15:07

    i vdekuri nuk shahet por ishte nje shpifes i ndyre.

    Përgjigju
    • Soni: 07/07/2022 21:33

      @islambadraku: pastë këmbën e mbarë e të martë edhe ty mbrapa o xhan!

    • Islambadraku: 07/07/2022 16:51

      Me pak se ju veconte pak per prirjen ndaj Arabizimit eee

  • Ali: 07/07/2022 14:45

    Ju flet radio moska ika per lesh..

    Përgjigju
  • Lolk: 07/07/2022 14:36

    Një copë m... më pak

    Përgjigju
  • Alban pepa: 07/07/2022 14:15

    Ngushellime. Ishte intelektual i mire e I pafrikshem. Fatos Nano e mbajti ne burg per ca kohe

    Përgjigju
    • Iku edhe nje bajge…: 07/07/2022 15:03

      Ishte zar i ruseve. Keta lloj njerezish i promovojne sherbimet e huaja per te krijuar percarje fetare/krahinore dhe per te mbajtur shqiptaret larg dijes e mendimit kritik. Me sa duket nuk iu duhej me dhe i perdrodhen zverkun. Paste kemben e mbare edhe per Arjan Canin.

  • hena: 07/07/2022 14:14

    mbase kryeministri di ndonje gje?

    Përgjigju
    • Trio: 07/07/2022 15:28

      OSE LALI ERI...

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump