RUMANII - Dy persona të humbur gjatë përmbytjeve që kanë goditur jugun e qarkut të Valceas, u gjetën të vdekur, teksa 121 komuna në 12 qarqe janë goditur nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e rrëmbyera të ditëve të fundit.
“Dy personat e raportuar të humbur në lokalitetet e Stoenesti dhe Stroiesti, në qarkun e Valceas, u gjetën të vdekur për fat të keq respektivisht në lumenjtë Govora dhe Cerna.
Rreth 121 komuna janë përmbytur dhe goditur, në 12 qarqe si Arges, Caras-Severin, Dambovita, Gorj, Dolj, Giurgiu, Olt, Mehedinti, Suceava, Timis, Teleorman dhe Valcea”, tha zv. kryeministri rumun, Gabriel Oprea.
Ai shtoi se 464 shtëpi në gjashtë qarqe janë përmbytur. Një numër prej 711 personash janë evakuuar në tre qarqe, Gorj, Timis dhe Valcea, dhe katër autostrada kombëtare, 22 rrugë të qarkut dhe 44 rrugë rurale janë përmbytur.
Shirat e dendur dhe përmbytjet goditën muajin e kaluar Bullgarinë duke u marrë jetën të paktën 10 persona, ndërprerë energjinë elektrike dhe bllokime rrugësh.
Në fund të majit, vendet fqinje të Ballkanit, Serbia, Bosnja dhe Kroacia u goditën rëndë nga shirat e rënë, duke lënë 40 viktima.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO