Përmbytje vdekjeprurëse në Spanjë dhe Greqi, 6 viktima! Ndërpritet transporti

Pas një vere të mbushur me zjarre vdekjeprurëse, Greqia po përballet me rrebeshe e shira të rrëmbyeshëm, për shkak të stuhisë Daniel që ka përshirë një pjesë të vendit. Më e rëndë situata paraqitet në Volos dhe Pelion, ku një burrë ka humbur jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugët e duke bllokuar drejtuesit e mjeteve.

Me urdhër të policisë, në Volos, Pelion dhe në të gjithë rajon Magnezinë malore është në fuqi ndalimi i qarkullimit për aq kohë sa zgjat moti i keq, me një mesazh nga 112 që u është dërguar banorëve që në mëngjes.

I njëjti mesazh u dërgua më pas për banorët e Skiathos. Problemet po rriten orë pas ore nga uji që po bie në një sasi të paparë dhe me intensitet në Volos.

Në rrugën Ierolohiton njerëzit janë strehuar në katet e sipërme të shtëpive pasi katet përdhese janë përmbytur dhe kërkojnë ndihmë nga zjarrfikëset.

Deri tani janë bërë 600 thirrje në numrat e zjarrfikëses dhe policinë në zonat e Argalastit Volos dhe Trikeri dhe 60 thirrje në Larisa dhe zonat përreth.

Në të njëjtën kohë, njerëzit janë duke u shpëtuar me varka nga dyqanet në qendër të qytetit të Volos.

Pothuajse të gjitha zonat e Volosit, Nea Jonisë dhe shumë periferive tashmë po përjetojnë ndërprerje të energjisë elektrike dhe problemet janë bërë të shumta si në banesa, ashtu edhe në zona industriale dhe biznese.

Ka shumë zona të Volosit pa lidhje telefonike ndërsa transporti urban është ndërprerë. Mjaft dramatike situata është edhe në Spanjë, ku kanë humbur jetën të paktën 5 persona dhe 3 rezultojnë të zhdukur. Një djalë 10-vjeçar u shpëtua pas 8 orësh që kishte qëndruar në një pemë për t’i shpëtuar përmbytjeve.

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre