Gjatë 45 orëve të fundit, kur reshjet e shiut ranë mbi vend, strukturat shtetërore kanë kryer gjithësej 189 misione shpëtimi për qytetarët që kanë patur nevoja shëndetësore.

Lajmi bëhet i ditur në një njoftim zyrtar të Kryeministrisë, ku nënvizohet se fluksi i thirrjeve për ndihmë shëndetësore është rritur ndjeshëm, rreth 1.100 vetëm në 45 orët e fundit.

“77 persona kanë marrë trajtim të specializuar në spital dhe 112 qytetarë janë trajtuar pranë banesave. Ndërsa dy misione shpëtimi u kryen me ekipin e njësisë së helikopterëve”, thuhet në njoftim.

Departamenti i Informacionit pranë Kryeministrisë u bën thirrje qytetarëve që për çdo emergjencë të marrin në numrin e telefononit 127. ​189 misione shpëtimi
189 misione shpëtimi

G.F. / Shqiptarja.com