Përmbytjet, ​13 familje rome
bashkë me fëmijët në grevë urie

Përmbytjet, ​13 familje rome<br />bashkë me fëmijët në grevë urie
TIRANE-Hyjnë në ditën e tretë të grevës së urisë 13 familjet që janë vendosur në palestrën e shkollës së mesme ‘Gramoz Palushi’.

Familjet rome dhe egjiptianë janë vendosur në këtë palestër që nga data 8 nëntor nga stafi i emergjencave civile, pasi shtëpitë e tyre u përmbytën plotësisht dhe tani janë të papabanueshme.

Kamera e Report Tv sjell pamjet 20 ditë pas përmbytjes.

Kërkesat e tyre janë kanë të bëjnë me marrjen e një kredie të butë afatgjatë.
“Këtu na vendosi z Saimir Tahiri dhe Drejtori i Emergjencave Shemsi Prençi. Pas datës 8, nja 2-3 ditë kemi pasur ndihma të ndryshme pastaj asgjë. Erdhi Kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu që tha, ‘nga unë mos kërkoni asnjë ndihmë se nuk kam fonde’, u shpreh një prej grevistëve.

Në këtë grevë janë të vendosur 13 familje, ku mes tyre ka fëmijë nga 1 deri në 17 vjeç si edhe gra shtatzënë. Të gjithë të vendosur në vështirësi, jo vetëm se nuk kanë një strehë ku të futin kokën, por edhe sepse përballë tyre nuk ka asnjë zgjidhje.

“I bëj thirrje shtetit të vendosë dorën në zemër. Jam me 5 jetimë, një djalë e kam autik. Kisha 20 vite që jetoja në ato banesa”, thotë një prej grave rome.

“Shtetet e tjera të gjejnë zgjidhje për 2 javë. Këtu nuk lëviz njeri”.

“Duam strehim. Kam fëmijët, 5, 3 e 1 vjeç. As ujë për t’u larë asgjë. Jemi në gjendje të mjerueshme”. 

Shtëpitë kanë dalë të pabanueshme. Edhe sot, 20 ditë pas përmbytjes ende nuk është larguar balta dhe uji. Ndërkohë që vetë grevistët shprehen se kanë marrë mbështetje vetëm 5 ditët e para pas proteste, por më vo0në askush nuk ka hedhur sytë ndaj tyre. 

[gallery]19907[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në SPAK, Basha: Prokuroria të hetojë pa presion, aferës duhet t’i shkohet deri në fund

Veliaj në SPAK, Basha: Prokuroria të hetojë pa presion, aferës duhet t’i shkohet deri në fund