Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e përmbytjeve në të cilën ndodhet vendi për shkak të reshjeve të shumta. Përmes një statusi në facebook Meta shpreh solidaritet për çdo familje të prekur nga përmbytjet.

Gjithashtu presidenti u bëri thirrje banorëve të prekur nga përmbytjet që të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile. Ndërkohë më herët  Berisha i kërkoi Metës që në një situatë të tillë papërgjegjshmërie të kreut të ekzekutivit sipas tij, të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

STATUSI I PLOTE:
Të dashur qytetarë, në këtë situatë emergjente të rreshjeve, të cilat nuk kanë të ndalur prej ditës së djeshme, jam me çdo familje në vështirësi, duke iu shprehur solidaritet të plotë.

Dua t’i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falenderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj. Falenderoj mediat për informimin, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe autoritetet. TemA

d.b/shqiptarja.com