Përmbytjet dhe situata hidrike në vend, Partia e Lirisë: Menaxhim kriminal i Qeverisë, Shqipëria humbu 10 mln euro në treg me shitblerjen e energjisë

 

Për Partinë e Lirisë qeveria e Ramës është treguar totalisht e paaftë në menaxhimin e situatës hidrike në vend, gjë e cila ka sjellë edhe situatën e krijuar në basenet e vendit ditët e fundit.

Ka qenë nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili, i cili përmes një deklarate për mediat nga Selia e Partisë së Lirisë zbuloi atë që ai e quan skandal të keqmenaxhimit qeveritar.  Sipas tij, për të gjitha përmbytjet në vend fajtore është qeveria e Ramës.

Vasili ka nënvizuar gjithashtu se e gjithë situata e krijuar mund të menaxhohej në kohë dhe mos kishte sërish përmbytje në Shkodër.

Ai e quan “menaxhim kriminal” çështjen e energjisë elektrike, kjo sepse  KESH sipas tij mund të parashikonte motin përmes informacioneve shumë të sigurta të ofruara nga Shërbimi Satelitor.

“Situata me të cilën po përballet vendi përsa i takon energjisë elektrike ka vetëm një emër menaxhim kriminal nga ana e qeverisë së Edi Ramës me qëllimin e vetëm, korrupsionin dhe grabitjen e miliona eurove. A mund të parashikohej situata e reshjeve? Përgjigja është po. Vetë KESH ka shpenzuar mbi dy milionë euro për shërbimin e parashikimit të motit në nivelet më të përparuara si në të gjithë vendet evropiane përmes informacioneve shumë të sigurta të ofruara nga Shërbimi Satelitor. Pra, ishte shumë e qartë që do të kishte një situatë të ngarkuar të reshjeve që do të prekte të gjithë Gadishullin e Ballkanit”, ka deklaruar nënkryetari i PL.

Vasili ka folur edhe për blerjen e 42 mije megavateve  nga kryeministri Rama, blerje e cila ishte e panevojshme sepse në Shqipëri niveli i reshjeve është i lartë e madje i parashikueshëm nga KESH. Sipas tij, Shqipëria ka humbur 10 milion euro.  Ai thotë se çdo qeveri mundohet të ul nivelin e baseneve dhe të prodhojë më tepër energji elektrike, ndërsa qeveria e Ramës bën të kundërtën

“Të gjithë vendet që prodhojnë energji me burime hidrike, shtuan prodhimin për t’u ulur nivelin e baseneve dhe për t’u bërë gati për të pritur prurjet e shtuara të lumenjve.  Ndërsa qeveria e Edi Ramës, bën pikërisht të kundërtën në vend të prodhonte energji dhe të ulte nivelin e baseneve nga 14-20 nëntor bleu 42 mijë megavat energji.  Në momentin e fillimit të reshjeve pikërisht në datën 19, qeveria e Edi Ramës fillon të shesë energji dhe nxjerr për shitje 21 mijë megavat për periudhën 19-22 nëntor. Është e qartë që interesi i vendeve të tjera për të blerë energji ishte i ulët sepse energji prodhohej përmes reshjeve të shtuara.  Ndaj u shit vetëm 16 mijë megavat, ndërsa 5 mijë megavat të tjera me çmim 202 euro për megavat u hodhën në det. Duke humbur në këtë mënyrë mbi 10 milionë euro. Dhe njëherazi duke përmbytur banorët e Shkodrës ndërkohë që gjithë kjo ishte plotësisht e eliminueshme. Po paradoksi nuk mbaron këtu. Për periudhën nga 26 nëntori deri në 4 dhjetor KESH bën ofertë për të blerë plot 42 mijë megavat ndërkohë që edhe shqiptari më i fundit, e di që basenet e hidrocentraleve janë të mbushura për shkak të reshjeve”, është shprehur ndër të tjera në deklaratën për mediat, në emër të PL, Petrit Vasili.


Lajmi kryesor:

Përmbytjet/ Opozita kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin! Berisha: Duan të vjedhin! Dje hapën tunelet e Komanit! Rama: Hajduti bërtet kapeni hajdutin (REAGIMET)


B.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb