Veliaj në Report Tv: Tirana përballoi reshjet, lumenjtë s’kanë dalë nga shtrati! Berisha-Meta hiena të politikës, aksioni i tyre anti shqiptar

TIRANË- Vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, por Tirana e ka përballuar, pa u shkaktuar probleme të mëdha. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha në Report Tv se lumenjtë s’kanë dalë nga shtrati, ndërsa e pati edhe një koment për foton e postuar nga Sali Berisha për përmbytjet në Tiranë që ishte e viteve më parë. Veliaj tha se ishte një gënjeshtër, pasi ajo foto ka qenë e kohës kur Tirana udhëhiqej nga Lulzim Basha.

“Ne kemi bërë investime afatgjatë. Dua t’ju kujtoj se Lumi i Tiranës nuk del më. Nuk e kujtojmë këtë. Ata që bërtasin sot atëherë nuk na linin të punonim. Lana siç e shikoni nuk e ka kaluar nivelin edhe për shkak të pastrimit periodik. Ndërkohë që për këtë një President Republike na ndaloi të marrim borxh për të vijuar me investimet në Lanë. Humbëm 4-5 vite me Ilir Metën dhe tani i jemi rikthyer atij projekti për ‘ta zgjatur’ Lanën. Edhe Erzeni nuk ka pasur dalje”, tha Veliaj.

Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarët Nertil Agalliu dhe Migena Sotiri, Veliaj u ndal edhe në protestën e 6 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha ditën që në Tiranë do të mblidhen liderët europianë. Veliaj e ka konsideruar lëvizje të një njeriu të sëmurë të shpallur non grata, dhe që e diskrediton edhe më tej politikisht. 

"Është rasti konkret i doktorit që është shndërruar në pacient. Është rëndë. Duhet mirëkuptuar se është në situatë të rëndë. Një njeri që nuk kalon dot Aeroportin e Rinasit. I mbaron autoriteti në segmentin SHQUP-Rinas. Dhe ç’bën? Vjen i paftuar në një festë", vijoi ai.

Sa i takon procesit të primareve, Veliaj tha se ajo është një garë farsë pasi Berisha e ka përcaktuar fituesit. Ndonëse janë 7 kandidatë në garën e primareve për Bashkinë e Tiranës, Veliaj tha se Berisha do të përzgjedhë Belind Këlliçin. Me synimin për të marrë një mandat të tretë për drejtimin e Tiranës, Veliaj tha se mezi e pret garën.

"Saliu e ka ndarë. 6 të tjerët lodhen kot. E keni fjalë për Këlliçin? Është evidente. Mezi pres fushatën", tha Veliaj. 

Ndalur në procesin e rindërtimit, Veliaj u shpreh se do të mbyllet vitin tjetër dhe nënvizoi se ata që kanë firmosur të parët kontratën, janë futur tashmë në banesat e reja. Sipas tij, 'hienat' tentuan të bllokojnë ‘Kombinatin’ dhe ‘5 majin’, por puna po vazhdon. 

"Kush firmosi i pari dhe u tregua bashkëpunues, u fut ne shtëpi. Kush priti deri në fund me shpresë që partia i thoshte do ta bëjmë ne, ajo parti dogji shtëpinë e vet në 8 janar. Pra një parti që djeg shtëpinë e vet, do bëjë shtëpi për njerëzit? Kështu që tani shumica ka rënë dakord dhe ne i kemi fituar të gjitha gjyqet, edhe të partisë së lekut, ndërkohë edhe për partinë e sherrit, dajakut, ne kemi filluar kantieret dhe po të shkosh sot te “5 Maji”, gjysma e pallateve janë të banuara”, theksoi Veliaj.

Një ftesë e pati për të gjithë qytetarët që të bashkohen në shesh për koncertin e Dua Lipas më 28 nëntor. Veliaj theksoi se koncerti do të jetë falas për pjesëmarrësit, ndërsa Bashkia nuk do të harxhojë para për organizmin pasi është sponsorizuar nga kompani private.

 

Intervista e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:27
Dua Lipa në Tiranë, Veliaj: Koncerti do sponsorizohet nga kompania private, Bashkia s’do harxhojë para

 

Më datë 28 nëntor këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa do të mbajë një koncert në Tiranë që do të jetë falas për publikun. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha në Report Tv se bashkia nuk të harxhojë para për koncertin pasi sponsorizohet nga kompani private.

"Kemi disa aktivitet që po ndodhin në shesh. Në teatrin e operas dhe baletit një përmbyllje gjysmë finale të kryeqytetit të rinisë. Janë disa kandidatë për 2025. I kemi filluar fun zone, patëm disa rezultate surprizë. Besoj fort që do kemi një atmosferë të jashtëzakonshme. Dua është qershia mbi tortë. Dua mbyll turin e saj botëror të Future Nostalgia. Koncerti do jetë falas, janë sponsor privatë, nuk harxhojmë asnjë qindarkë nga bashkia. Të gjithë ata nga partia e dajakut dhe partia e lirisë që do merren me këtë mos të lodhen të bëjnë kërkime. Pastaj do përgatitemi për vitin e ri”, tha Veliaj.

Ora 14:10
Rindërtimi, Veliaj: Hienat tentuan të bllokojnë ‘Kombinatin’ dhe ‘5 majin’! Vitin tjetër besoj e mbyllim këtë histori

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli në Report Tv për procesin e rindërtimit duke thënë se patën problematika në 2 lagje për shkak të opozitës, por shpreson që vitin tjetër ta mbyllin këtë histori.

“Kemi mbaruar me të gjithë zonat rurale. Po përfundon Peza kështu që tek fshati kemi ecur mirë. Kemi pasur 2 problematika, Kombinatin dhe 5 Majin. Strategjia e hienave të politikës, PL kishte Kombinatin, PD do markonte 5 majin. Monika do hapte gjyqe pafund për ta bllokuar nga ana ligjore ndërsa partia tjetër më e dhunës, më e rrugës do bllokonte fizikisht. Në një vend u desh ta bënim ligjore, nga ana tjetër me personazhet e OFL. Kush firmosi i parë dhe u tregua bashkëpunues, u fut në shtëpi. Ajo parti dogji shtëpinë e vet me 8 janar. Ata dogjën shtëpinë e tyre, kush i beson se do rregullonte shtëpitë tona. I kemi fituar gjyqet tona. Banorët kanë marrë shtëpitë. Ne do vijojmë punën. Ata sherret dhe sharjet. Vitin që vjen e mbyllim këtë histori. Ata që i besojnë shtetit, i kanë parë hajrin shtëpive të reja”, tha Veliaj.

Ora 14:06
Braçe, zëri opozitar brenda mazhorancës, Veliaj: Ai është thesar për PS-në

 

Një thesar i PS, e ka konsideruar Erion Veliaj deputetin e PS, Erion Braçe, ndonëse ky i fundit nuk i kursen kritikat ndaj qeverisë.

“Adashi im. Është një thesar i PS. Artikulon më shumë kritika dhe zë më shumë vend sesa të gjithë koret e këtij cirkut opozitar që po shohim. Me Erionin edhe për çështje të lagjes jemi duke folur, ajo rruga duhet bë me një kalim, me dy kalime. E shoh si një kontribut. Në këtë fushë Erioni është kontribuues i madh”, tha Veliaj në Report Tv.

Ora 14:01
Marrëdhënia me Ramën? Veliaj: Ditë më të mirë se sot s’kemi pasur, ditët më të mira pritet të vijnë

Në intervistën e dhënë në studion e Report tv , kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u pyet edhe për marrëdhënien me Edi Ramën.

“Mua më vjen mirë që me Edin ne realizuam disa projekte që kanë nisur me mandatin e tij. Nuk besoj se kemi pasur ditë më të mirë dhe ditët më të mira janë përpara. Filmat për konflikte i bëjnë këta që bëjnë filma. PS është sot partia më serioze në vend, më patriotike dhe më vizionare. PS sot është partia që punon më shumë dhe forca më e madhe patriotike. Ne vetëm për këto tema flasim, për punën”, tha Veliaj.

Ora 14:00
Veliaj për Metën: Është i pirë shumicën e kohës! Jeton tranzit në Tiranë bashkë me Berishën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se kandidatët e Ilir Metës për zgjedhjet e 14 majit janë miniaturë e tij. Në një intervistë për Report Tv nuk kursen komentin për kreun e PL duke thënë se është i pirë shumicën e kohës dhe është bërë gazi i botës me selfie që bën.

Sa i përket rastit të një gruaje që deklaronte se cmimi i ujit është rritur me 70%, Veliaj thotë se ‘ata të PL’ nuk i shohin fare faturat.

“Punët në Tiranë nuk bëhen vetëm nga kryetarët e Bashkisë por edhe këshilltarët. Po dëgjoja sot kandidatët e Ilir Metës, janë miniaturë atij. Konviktet po rregullohen. Edhe ata po mundohen t’i ngjajnë atij që është i pirë shumicën e kohës, bën selfie, është bërë gazi i botës. Edhe ai kërkon të çmendurit e rinj. Këta Partia e Lekut kanë shumë para sa nu ki shohin fare faturat. Nuk i dinë sa janë çmimet, nuk e dinë që uji në Tiranë është më i lirë në Kamëz. Arsyeja pse përgjysmohen në çdo palë zgjedhje është se s’kanë lidhje me realitetin.

Të dy edhe Meta edhe Berisha zgjohen në Gjirin e Lalzit dhe nuk e dinë se Tirana ka ndryshuar. Ata nuk kanë lidhje, janë transit në Tiranë. Nëse Shqipëria është kaq keq, pse nuk ikin këta. Këtu opozita jeton më mirë se kudo. Këta janë njerëzit më të llastuar, pacientët e trajtuar më mirë”, tha Veliaj.

Ora 13:57
Përballë Këlliçit për Bashkinë e Tiranës? Veliaj: Berisha e ka caktuar që do fitojë primaret, 6 tjerët lodhen kot! Mezi e pres fushatën

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar procesin e primareve të Sali Berishës. Veliaj tha se ky i fundit e ka caktuar se kush do e fitojë garën, duke iu referuar kështu Belind Këlliçit. Sipas tij, 6 kandidatët e tjerë lidhen kot, ndërsa shtoi se mezi po e pret fushatën.

“Kur vjen cirku në fshat të gjithë klounët dalin ta përshëndesin. A më kanë ardhur fjalët e sharjeve, unë s’jam i njeriu u sharjeve. Nuk voton njeri aty, aty është vetëm saliu. Ata falsin që të impresionohet vetëm një njeri. Nje demokrat thotë mos gënjeni kaq trashë. Ata duan vetëm një votë, atë të Saliut. Edhe vetë kur ti kthehen marrëzive, Saliu e ka ndarë. 6 të tjerët lodhen kot. E keni fjalë për Këllëçin? Është evidente. Mezi pres fushatën. Një farë kush shan e kush e fyen rivalin më shumë duhet ti pres me qetësi. Tirana nuk do këtë lloj gjuhe dhe këtë lloj sjellje. Nëse fillon kjo historia e sharjeve unë nuk jam pjesë e këtij cirku. Sa herë e kanë drejtuar këta sharësit Tiranën ka shkuar keq e më keq”, tha Veliaj në Report Tv.

Ora 13:54
Berisha protestë më 6 dhjetor? Veliaj në Report Tv: Rasti tipik i një doktori që është bërë pacient! Nuk e kalon dot Rinasin, është rëndë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka konsideruar vendimin e Berishës për protestë më 6 dhjetor në Tiranë si një tregues që ai është në gjendje të rëndë të shëndetit mendor.

“Është rasti konkret i doktorit që është shndërruar në pacient. Është rëndë. Duhet mirëkuptuar se është në situatë të rëndë. Një njeri që nuk kalon dot Aeroportin e Rinasit. I mbaron autoriteti në segmentin SHQUP-Rinas. Dhe ç’bën? Vjen i paftuar në një festë.

Merr të gjithë mërinë dhe pështirosjen publike. Ai aktivizohet sa herë ka një problem në Kosovë. Sa herë ka kriza në Kosovë ai krijon situata në Tiranë.

Është gjest shumë anti shqiptar. Ne nuk e kemi dhe në traditë të sillemi kështu me mikun. Kanë vendosur të diskretitohen deri në fund. T’i shtojë Zoti inatin. Këtu pyetja nuk është vetëm për pacientët Ilir dhe Sali por për ata që i ndjekin këta”, tha Veliaj në intervistën për Report Tv.

Ora 13:48
Fotoja e Berishës për përmbytjet në Tiranë, Veliaj: Ishte një gënjeshtër, fotografi e kohës kur e drejtonte Basha

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar foton e publikuar nga Sali Berisha për përmbytjet në Tiranë, që në fakt më vonë e fshiu, pasi ishte e disa viteve më parë. Veliaj tha në Report Tv se kjo ishte një gënjeshtër e Berishës, pasi ajo zonë është transformuar tani.

"Akuza e opozitë ishte foto kur qytetin drejtonte opozitën. Ai ka qenë parkingu i ETC. Ka qenë një foto e ik kur Tiranën e drejtonte Basha. Të shkon gjuha ku dhemb dhëmbi. Frojdi foli më shumë sesa Saliu me atë fotografi. Nuk e kemi më atë pellgaçe te parkingu. Arriti të provonte atë që akuzonte, kulla është ndërtuar aty ku më para ishte pellgaçe i ujit. Një njeri që është investuar për 30 vite vetëm t’i bëjë keq vendit. Kur thonin gjyshet tona ja kemi lënë zotit", tha Veliaj. 

Fotoja e publikuar nga Sali Berisha
K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eli: 23/11/2022 13:49

    Qytetaret duhet te hedhin mbeturinat aty ku duhet. Nuk ka faj Erioni qe ne nuk jemi qytetare dhe nuk I dime detyrimet tona.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë