Një fermer nga zona e Dimalit në Berat, Alush Musta, i cili ka pësuar dëme të mëdha nga përmbytjet ka shkuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me çizme.

Fermeri thotë se fermerët më të prekur nga derdhjet e lumenjve nuk po mund t’i heqin më ato, pasi nuk hyjnë dot as të vjelin as të punojnë në toka.

Musta tregoi se ai ka pësuar dëme në agrume, konkretisht në mandarina, me një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetari: Alush, të përshëndes. Mund të vini? Ndërkohë që keni zgjedhur një formë ndryshe të të paraqiturit në studio me çizme. Pse?

Fermeri: Po ne kemi zgjedhur me çizme për arsye se jemi fermerët më të prekur në derdhjet e lumenjve dhe për arsye të kësaj çizmet nuk po na hiqen më, po na rrinë veshur, se nuk hynë dot as të vjelësh as të bësh. Është një situatë katastrofe që nuk mund të vish të shikosh sikur ka rënë bomba atomike.

Gazetari: Në çfarë zone jeni ju?

Fermeri: Unë jam në zonën e urës Vajgurore, se të tërë thonë Dimal, po tabela thotë Ura Vajgurore atje, nuk thotë Dimal.

Gazetari: Çfarë dëmi keni konkret?

Fermeri: Unë jam dëmtuar te agrume, te mandarina.

 Gazetari: Sa është dëmi? Çfarë sipërfaqe?

Fermeri: Dëmi është 3 hektar, 1.500 rrënjë dhe dëmi kalon nga 1.200 kuintal.


Lajmi kryesor:

Përmbytjet/ Eksperti i Bujqësisë për Report Tv: Zonat e Bashkisë Dimal me të prekurat! Fermeri: Vijnë shënojnë emrat dhe ikin, miliona lekë dëme