Inxhineri hidroteknik, Fahri Maho thotë se sistemi aktual i kullimit të ujërave sipërfaqësore, në zonat e ulëta në vend, nuk funksionojnë.

Një një intervistë për emisionin "Sot Live në Shqipëri", në Report Tv, Maho u shpreh se pas viteve 1990, ka munguar mirëmbajtja e sistemit si dhe u la degradimi gradual i infrastrukturës së bonifikimit.

“Përmbytjet tashmë janë bërë të zakonshme, tregon se sistemi aktual i kullimit të ujërave sipërfaqësore, jo vetëm në Durrës, por në të gjitha zonat e ulëta, nuk po funksionon në përputhje me qëllimin për të cilat janë ndërtuar. Problemi nuk është i rastësishëm, por kronik. Historikisht, deri në vitet 1990, sistemi i kullimit ka funksionuar në mënyrë të qëndrueshme. Pas kësaj periudhe, mungesa e mirëmbajtjes, degradimi gradual i infrastrukturës së bonifikimit, ka çuar në humbjen e kapacitetit funksional të sistemit. Nga pikëpamja e inxhinerisë hidraulike, sistemet e kullimit projektohen dhe funksionojnë në rang pellg ujëmbledhës dhe jo si segmente të izoluara. Rehabilitimi efektiv kërkon ndërhyrje të koordinuara në të gjithë rrjetin, nga kanalet terciare dhe sekondare te ato primare.", theksoi ai.

Maho deklaroi se hidrovori i Durrësit është ndërtuar në bazë të prurjeve të vjetra dhe nuk mund të përballojë situatën aktuale, teksa shtoi se duhet të ketë studim edhe për përmbytjet në Shkodër.

"Hidrovori i Durrësit, është llogaritur, projektuar në bazë të prurjeve të vjetra. Është e pamundur të projektohet për të përballuar situatën aktuale. Kërkohet studim i gjithëanshëm, kërkohet sistem i plotë i kanalizimeve. Nuk mund të flasim për ribërje, ribërja do kishte kosot të papërballueshme, ne kërkojmë rehabilitimin e atij sistemi. Do ribëhen ata që kanë dale jashtë fuksioni. Sistemi i para viteve 1990, janë realizuar sipas disa strandardeve, që janë tejkaluar. Kërkohet të bëhen studime të plota. Studimi i  përmbytjeve në Shkodër, duhet të fillojë nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, lumit Kir, dhe përfundon në Velipojë. Ky sistem është i komplikuar, duhet të studiohet si i tillë. Praktikisht, nuk eleminohet përmbytja. Në Durrës nuk funksionojnë kolektorët. Hidrovoret punojnë pas disa a prurjeve që vijnë në Durrës, kanalet që shkaktojnë në kanalet kryesorë, që çojnë ujë në hidrovor, nuk funksionojnë. Një sistem kullimi i projektuar sipas standardeve teknike, do kishte kapacitet. Cilësia e projekteve dhe zbatimi, në disa raste pa përvojë specifike, kanë ndikuar negativisht në cilësinë e investimeve.", nënvizoi inxhinieri.

Ndërsa eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali tha se bashkitë janë një nga institucionet përgjegjëse, për kujdesjen e sistemit të vadimit dhe kullimit.

"Problemi që kemi më përmbytjet, është i lidhur kryesisht me politikën, sesi arkitektura e shtetit tonë, ndërtojnë apo kujdesen për sistemet e vadimit dhe kullimit, lidhet ngushtësisht me institucionet që kanë përgjegjësi direkte dhe inderekte. Bashkitë janë një nga institucionet kryesore, por jo të vetme. Po i referohem, strategjisë së ujit dhe kullimit, për periudhën 2019-2031. Marr ligjin 24/2017, ku bashkive i është lënë në përgjegjësi, pastrimi i kanaleve të dyta dhe të tretë, por përpos kësaj i referohem edhe ligjit 139/2025 në nenin 27, që citon përgjegjësitë e drejtpëdrejta të bashkisë në këtë sektor.. Secili nga këto institucione ka përgjegjësitë e veta. Unë mendoj dhe jam shumë i zhgënjyer që situata të tilla e nxjerrin në pak këtë problem.", thotë eksperti.

Haxhimali deklaroi se duhet të mirëmbahet sistemi i vjetër i trashëguar.

"Mirëmbajtja kushton më pak se emergjenca, pastrimi periodik kushton më pak se kontestimi. Kujdesi ndaj sistemit të bonifikimit nuk është në agjendë, nuk është prioritet. Legjislacioni nuk i kufizon për burime njerëzore. A kanë burime financiare? Për vitin 2026, buxheti për ujin dhe kulliimn, është rreth 12 milionë euro për bashkitë, është pak. Por këtë duhet ta vëmë në dispozicion të pastrimit të kanaleve. Të mirëmbahet sistemi i vjetër i trashëguar.", përfundoi eksperti.