Vetëm pak ditë pas përmbytjeve që përfshinë Durrësin dhe zonat përreth, Prokuroria ka sekuestruar dokumentacionin e hidrovorit të ri në Porto Romano, një projekt me vlerë rreth 19 milionë euro.

Tenderin e ka ber bashkia e Durrësit dhe fitues është shpallur bashkimi i operatorëve: 2T SHPK, VELLEZERIT HYSA SHPK dhe ADRIATIK SHPK, që kishin ofruar rehabilitimin e rrjetit të ujërave të shiut dhe sistemimin e kanalizimeve në zonën Porto Romano–Këneta.

Dyshohet se hidrovori nuk ka funksionuar siç duhet, duke bërë të që të mos evadohen ujërat nga kanalet kulluese.  Hetimi i Prokurorisë do të analizojë mënyrën e zbatimit të projektit, kontratat dhe shkallën e përgjegjësive.

Pikërisht zona e Kënetës ishte me e goditura nga përmbytjet e 6 janarit në Durrës por jo e vetmja. U përmbytën si lagjet e qytetit ashtu dhe lagjet periferike. Deri me tani përllogariten rreth 800 banesa te përmbytura por vlerësimi i dëmeve vijon. Aktualisht, 345 persona vijojnë të jenë të strehuar ne Konvaleshencë.