Rreth 2,5 milion euro i janë dhënë sot publikisht firmës që po ndërton by-passin e Fierit nga nje kompania e sigurimeve për të kompensuar dëmet e shkaktuara në makineri nga përmbytjet e shkurtit të këtij viti. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto këtë pasdite, për të inspektuar këtë rrugë, ku janë realizuar gjysma e punimeve të parashikuara, asistoi në dhënien e kësaj shume që ndër të tjera mundëson dhe vazhdimin e punimeve.
Kreu i qeverisë vlerësoi se dorëzimi i kësaj shume në mënyrë publike, është dëshmi e cila përcjell një mesazh shumë të qartë sigurie për sipërmarrësit. “Është në fakt një dëshmi, që ne donim ta bënim publike për të përcjellë një mesazh shumë të qartë për sipërmarrjet në radhë të parë, por edhe për të gjitha ato njësi tregtare apo familjare që janë të kërcënuara nga fenomene natyrore”, tha Rama.
Gjithashtu, kryeministri theksoi se qeveria do të shpërndajë paratë edhe për të kompensuar dëmet nga përmbytjet në bujqësi. “Tanimë po bëjmë edhe shpërndarjen e të gjitha parave të konstatuara në bashkëpunim me Komisionin Europian për dëmet në prodhimet bujqësore”.
Një apel i kryeministrit ishte për prodhuesit bujqësorë, sipërmarrësit dhe njësitë tregtare që të sigurojnë aktivitetin e tyre. “Kështu që ne do të vazhdojmë ta forcojmë këtë urë midis shtetit dhe sigurimeve për të promovuar vazhdimisht mesazhin, sigurohuni”, tha ai.
Nga ana tjetër, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto iu bëri thirrje publike të gjithë subjekteve ekonomike dhe individëve që të sigurojnë aktivitetin e tyre, gjë që përveç të tjerave, ndihmon në zhvillimin e një sektori që duhet nxitur akoma më tej dhe që ka hapësira të mëdha për t’u zhvilluar, por sigurisht që krijon edhe një qëndrueshmëri shumë më të lartë për ekonominë e tyre, dhe për biznesin e tyre. “By-pass i Fierit është një vepër shumë e rëndësishme për aksin Veri-Jug. Kemi parë punimet të cilit janë në nivelin 50 % të veprës dhe kemi rënë dakord që të ecim me një ecuri më të shpejtë për ta përfunduar këtë vepër në vitin e ardhshëm. Gjithashtu, edhe unë dëshiroj që të bëj një thirrje publike, që të gjithë subjektet ekonomike, dhe individët pse jo të sigurojnë aktivitetin e tyre, me qëllim që të jenë të mbrojtur përpara rasteve të tilla. Gjë që ndihmon shumëfish në zhvillimin e ekonomisë, ndihmon në zhvillimin e një sektori që duhet zhvilluar akoma më tej dhe që ka hapësira të mëdha për t'u zhvilluar, por sigurisht që krijojnë një qëndrueshmëri shumë më të lartë për ekonominë e tyre, për biznesin e tyre” , u shpreh Haxhinasto.
Përfaqësuesi i kompanisë së sigurimeve, duke i dorëzuar publikisht çekun kompanisë së ndërtimit apeloi për të gjithë bizneset dhe individët që të sigurohen, si mundësia më e mirë, dhe më e sigurt në rast fatkeqësish. “E japim këtë çek publikisht, pasi për të gjithë dëmet që pësojnë sot klientët nga ndryshimi i kushteve klimaterike, nuk kanë pse të shkojnë as në dyert e qeverisë, as në ndonjë derë tjetër pasi janë kompanitë e sigurimeve që ju përgjigjen një më një me sigurinë më të madhe”.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com