Përmbytjet në Hoxharë të Fierit, fermerët: Kemi frikë të punojmë tokën, s’kemi marrë dëmshpërblim

FIER-Fermerët e fshatit Hoxharë, sërish të frikësuar nga mundësia e përmbytjes. Në një lidhje live me Report Tv, fermerët janë shprehur se ende nuk kanë marrë paratë për dëmshpërblimet e vitit 2017, ndërkohë që s’janë marrë masa për parandalimin e përmbytjeve. Gazetari i Report Tv në Fier, Kristaq Thano, ka thënë se është interesuar pranë drejtorit të emergjencave në Bashki, dhe se dosjet përkatëse janë dërguar në Tiranë. Pritet një përgjigje për të marrë vesh se kur do të merren dëmshpërblimet dhe sesi do të veprohet me pagesat për fermerët dhe banorët. Ndërkohë që njëri prej tyre është shprehur se vlerësimi i dëmeve është bërë në mënyrë selektive.

Zona e Hoxharës u përmbyt komplet. Qeveria ka vlerësuar disa dëme, disa familje, por nuk ka dhënë lekë. Nuk është vendosur se çfarë pagese do të jepet. Ne kishim dëme material brenda në shtëpi, dollapet, buffet. Na kanë thënë prisni se do shohim.

Banor i Hoxharës

Për përmbytjet e 2017-ës, rrdhi një komision, por jo për tokat, erdhi për shtëpi e kasolle lopësh. Na dhanë procesverbal, por ne s’morëm asgjë. Nga frika nuk punojmë dot tokën, faktikisht ne jemi të mbytur. Ne jemi ankuar, na kanë thënë do bëjmë urën, jo do marrim masa, por nuk do njeri që t’ja dijë. Do marrim masa thanë, por nuk po gënjejmë, se s’kemi punuar asnjë metër tokë.

Fermer i Hoxharës

Këtu u përmbyt gjithë zona. Komisioni u dërgua me mik, ca të nënës ca të njerkës. Siç ndodhi më para, flitet se do marrim lekë, por s’dihet. Këtu janë 360 familje, të gjithë u përmbytën, se kanë të gjithë toka. Kanë mbetur vetëm 80 familje. Do ikin, do arratisen se për të mbjellë jo, për të punuar jo. Ky është hall i madh që na ka zënë.  

Fermer i Hoxharës

Në dhjetor të 2017-ës, e gjithë zona e Hoxharës, Darzezë dhe Povelshit u mbulua nga uji. Dëmet materiale ishin të konsiderueshme për këto familje, ndërkohë që qeveria shqiptare premtoi dëmshpërblim për këta banorë. Ndërkohë, vjeshta sapo ka ardhur dhe dimri është rrugës, ankesa e fermerëve për një tjetër përmbytje, ngre alarmin për një përsëritje të mundshme të situatës në këto zona.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!