Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka mbledhur paraditen e sotme Shtabin e Emergjencave në Prefekturën e Lezhës, lidhur me masat e marra në përballimin e situatës së përmbytjeve në këtë qark, si pasojë e reshjeve të dendura të një dite më parë, ku u regjistruan dhe tre viktima. Ministri urdhëroi ngritjen e Shtabeve të Emergjencës në zonat problematike.
Gjithashtu, në Lezhë ndodhet dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila tha se forcat e ushtrisë janë të angazhuara në këtë qark dhe në komunën Kolsh, për t'u ardhur në ndihmë banorëve të prekur më rëndë nga përmbytjet. Sipas Kodhelit, Forcat e Armatosura kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës. Ajo bëri të ditur gjithashtu se trupat e ushtrisë kanë ndërhyrë dhe në qytetin e Tiranës, për shpëtimin e arkivit të sigurimeve shoqërore në komunën Tapizë.
/Shqiptarja.com