Banorët e Nënshkodrës i janë rikthyer protestave pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama se ka dëmshpërblyer banorët e Shkodrës pas përmbytjeve të 2011-ës.
Banorët kanë përgënjështruar deklaratat e shefit të qeverisë ndërsa kanë theksuar se kanë marrë dëmshpërblim në masën 49% vetëm për demet në toka bujqësore, ndërsa për dëmet në banesa nuk kanë marrë asnjë lekë nga qeveria.

Banorët e Nënshkodrës kanë paralajmëruar të tjera protesta, duke bllokuar edhe akset nacionale, ndërsa paralajmërojnë se protestat do ti zhvendosin edhe në Tiranë përpara qeverisë.

Përmbytjet e 2010–2011-ës dhe ato në vijim, shkaktuan dëme të konsiderueshme në zonën e Nënshkodrës, ndërsa dëmshpërblimi nuk u krye i plotë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com