Pas reshjeve të dendura të shiut që pushtuan vendin tonë javën e kaluar, thuajse në të gjithë territorin kemi një përmirësim pas dëmeve të shkakuara nga përmbytjet.
Në qarkun e Shkodrës situata nga reshjet paraqitet e përmirësuar në krahasim me një ditë më parë. Sipas një njoftimi të bërë nga prefektura, thuhet se niveli i ujit është tërhequr në pjesën më të madhe të tokave bujqësore.
Sipas llogaritjeve vetëm 590 hektarë tokë bujqësore ndodhet ende nën ujë në krahasim nga dje e cila ishte 760 ha, përfshirë zonat e Bërdicës 10 ha, Velipojës 90 ha, Dajçi 70 ha dhe Ana e Malit: 420 ha.
Nga matjet e realizuara sot në orën 06:30, nivelet e ujit të lumenjve janë gjitashtu në rënie:
Buna - Ura e Pazarit: 8.40 m
Drini - Bahçallëk: 7.80 m
Buna - Dajç: 6.38 m
Në fshatin Obot dhe Njësinë Administrative Dajç kemi gjithashtu ulje të nivelit të ujit rreth 20 cm, krahasuar me ditën e djeshme.
Në rrugën drejt fshatit Obot, qarkullimi sot realizohet me mjete të ushtrisë, duke garantuar lëvizjen dhe aksesin për banorët dhe shërbimet.
Edhe pas përmirësimit të situatës mjetet dhe strukturat përgjegjëse vijojnë të jenë në terren dhe në gatishmëri të banorëve.
Komente










