Gjatë vizitës së tyre të sotme në zonat e përmbytura në Dajç të Shkodrës ministrat Olta Xhaçka dhe Ditmir Bushati janë takuar edhe me deputetin e PD-së për këtë zonë, Romeo Gurakuqi.
Gurakuqi u ka kërkuar dy ministrave prezencën e shtetit në zonat përmbytura dhe sigurimin e bazës ushqimore.
Ministrat Bushati dhe Xhaçka i kanë deklaruar atij se të gjitha strukturat e shtetit janë në gatishmëri për të përballuar situatën.
Megjithatë, ligjvënësi opozitar i ka akuzuar përfaqësuesit socilistë së kanë ardhur vetëm dy ditët e fundit në Shkodër.
Ministri Bushati ka replikuar duke theksuar se ushtria dhe policia kanë qenë që ditën e parë në gatishmëri, çka sipas tij tregon se shteti ka qenë prezent për përballimin e situatës.