Spanjë-Mbreti dhe mbretëresha e Spanjës u goditën me baltë dhe objekte të tjera nga protestuesit e zemëruar teksa ata po vizitonin Valencian një nga vendet i cili u prek më së shumti nga përmbytjet.
Thirrjet “vrasës” dhe “turp” iu drejtuan çiftit mbretëror, kryeministrit të Spanjës dhe liderëve të tjerë teksa po ecnin nëpër qytetin Paiporta.
Me baltë në fytyrat dhe rrobat e tyre, mbreti Felipe VI dhe mbretëresha Letizia u panë më vonë duke ngushëlluar protestuesit për fatkeqësinë e ndodhur.
Ndërkohë i pranishëm ishte edhe Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez dhe kreu i qeverisë rajonale të Valencias, Carlos Mazón, por u larguan pasi turma u bë gjithnjë e më ‘armiqësore’.
Me anë të një postimi në llogarinë e familjes mbretërore në Instagram Mbreti tha se e kuptonte “zemërimin dhe zhgënjimin” e protestuesve.
“Është logjike që njerëzit janë të zemëruar, është logjike që njerëzit nuk e kuptuan pse kjo vizitë është kaq urgjente”, shtoi ai.
Përmbytjet nisën të martën (29 tetor), pas një periudhe reshjesh intensive. Si pasojë moti i keq shkaktoi shembjen e urave dhe mbuluan qytetet me baltë të dendur.
Shumë njerëz mbetën pa ujë, ushqim, energji elektrike dhe shërbime të tjera bazë. Të dielën (3 nëntor), numri i të vdekurve nga përmbytjet u rrit në 217, ndërkohë dyshohet se shumë të tjerë janë zhdukur.
Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.4%
-
Mirëqënia
21.8%
Vota total: 1876
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ 'Luftë' me vezë dhe miell në Spanjë
29 Dhjetor 2024, 21:30
-
Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur
28 Dhjetor 2024, 10:21
-
The Economist: Cila ekonomi pati ecuri më të mirë në 2024?
28 Dhjetor 2024, 09:42
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor 2024, 21:59
-
Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, EUROPOL çmonton organizatën kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall
27 Dhjetor 2024, 21:16
-
Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit
27 Dhjetor 2024, 11:00
-
Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë
26 Dhjetor 2024, 16:59
-
Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri (VIDEO)
25 Dhjetor 2024, 16:34
-
Anija e sanksionuar ruse fundoset në Detin Mesdhe, 2 të zhdukur
24 Dhjetor 2024, 15:12
-
Spanjë/ Grabitën 13 banesa në seri në zonën e Madridit, çmontohet organizata e shqiptarëve, 5 të arrestuar! Përdornin makina me qira (FOTOT)
23 Dhjetor 2024, 16:49
-
'Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë', media spanjolle i bën 'skaner' mafias shqiptare: Ata nuk flasin kot
22 Dhjetor 2024, 19:00
-
Kapen me gjysmë ton marijuanë në 'shtëpinë e barit', arrestohen dy shqiptarë në Spanjë
20 Dhjetor 2024, 11:02