Përmbytjet në spitalin e Shkodrës, flet Drejtoresha: Nuk ka dëme në pajisje
Pas përmbytjeve në qytetin e djeshëm në spitalin e Shkodrës, një reagim ka ardhur edhe nga vetë drejtoresha. Sipas saj nuk ka pasur dëmtime në tarracë por u ça tubi i shkarkimit.
Pas dëmeve që u shkaktuan nga shiu i të hënës në spitalin e Shkodrës, Drejtoresha e spitalit Teuta Rrjolli është shprehur se nuk ka patur probleme me tarracën.
Në një prononcim për Report Tv, sipas saj përmbytjet në spital u shkaktuan nga tubi i shkarkimit, i cili pësoi çarje dhe jo nga tarraca.
Nuk u dëmtua tarraca por u ça tubi i shkarkimit të ujrave. Përveç imazherisë u përmbyt dhe reparti i fizioterapisë por fatmirësisht nuk ka dëme në pajisje. Për këto dëmtimë në spital fajësoj kolektorët e jashtëm. Që ditën e djeshme nisën punimet për riparimet e tubit të çarë.
Përveç Shkodrës, shiu ka shkaktuar probleme në disa nga qytete të tjera kryesore si Elbasan, Fier, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër. Në Gjirokastër, një i ri humbi jetën pasi u godit nga rrufeja.