Gjirokastër/ E godet rrufeja teksa kulloste bagëtitë, humb jetën 22-vjeçari nga Lazarati
I riu që humbi jetën, Xhuljano Koçi, ishte duke kullotur bagëtitë në momentin kur ka rënë rrufeja. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, por nuk ka mundur të jetojë.
Xhuljano Koçiu, i riu që u godit nga rrufeja
GJIROKASTER - Një 22-vjeçar nga Lazarati ka humbur jetën këtë të hënë pasi është goditur nga një rrufe.
Xhuljano Koçiu ishte duke kullotur bagëtitë në momentin kur ka rënë shkarkesa atmosferike. Edhe pse i riu është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Gjirokastër, ai nuk ka mundur të jetojë.
Ngjarja ka ndodhur në fushën e Luginës së lumit Drino, afër fshatit Bulo. 22-vjeçari nga Lazarati është viktima e dytë brenda pak ditësh që humb jetën nga rrufetë.
Në Shkodër u goditën tre anëtarë të një familje, teksa ishin duke punuar tokën. Rrufeja goditi një karrocë të ngarkuar e barë dhe për pasojë humbi jetën Veronika Luka 53-vjeçe, ndërsa u plagosën dy të tjerë, N.V. rreth 60-vjeç, dhe C. L. rreth 50-vjeç.
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër
Më datë 23.07.2018, rreth orës 17:15, ka ndëruar jetë shtetasi Xhuljano Koçiu, 22 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi dyshohet se e ka goditur rrufeja.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ky shtetas po kulloste bagëtitë në fushë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.6%
-
Jo
10.9%
-
S'do votoj
7.5%
Vota total: 722
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lazaratasit i druhen vendimit për kanabisin mjekësor: I futën në burg djemtë tanë, tani duan të kthejnë drogën! Administratori: Sjell punë e të ardhura
30 Mars, 20:08
-
Protestë në Memaliaj/ Era rrëzon shtyllat, 3 mijë banorë një javë pa drita: OSHEE nuk përgjigjet për defektet, faturat i paguajmë
28 Mars, 16:11
-
Dropull/ Makina merr flakë në ecje në Gjirokastër-Kakavijë, shoferi shpëton për mrekulli! Ja shkaku i dyshuar sipas Policisë
25 Mars, 19:05
-
Rikonstruktohet shkolla “Avni Rustemi” në Tepelenë! Klasa të reja, laboratorë e terrene sportive moderne
25 Mars, 07:30
-
Gjirokastër/ 3 turistë grekë humbën rrugën gjatë eksplorimit në malin e Priskës, shpëtohen nga policia
24 Mars, 22:01
-
Rama viziton fabrikën e vajit të ullirit në Memaliaj! Qytetari: Bashës desh i rashë me shpullë, s’më jepte lekët! Kryeministri e ironizon: O Lul, ku i çove lekët? S’ka fytyrë për shpulla ai (VIDEO)
24 Mars, 20:15
-
Rama inspekton sheshin e ri 'Çerçiz Topulli’ në Gjirokastër: Ky i ka hije Çeços dhe gjirokastritëve! Në funksion të plotë, parkim nëntokësor e identitet arkitektonik (VIDEO)
24 Mars, 17:06
-
Kryeministri Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, në shërbim të 60 mijë banorëve të qarkut
24 Mars, 16:29
-
Rama nga Gjirokastra u kërkon votën demokratëve: T’i japim mesazh Brukselit se duam të integrohemi në BE! Vetëm PS e realizon, mund ta bënte Luli por e zë gjumi (VIDEO)
24 Mars, 13:54
-
Aktivitetet kulturore/ Koncerti 'Pranvera filloi me ardh' në Berat, 'Trio Italiano di Ance' në teatrin e Gjirokastrës
22 Mars, 11:21
-
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
21 Mars, 23:05
-
Gjirokastër/ Zjarr në një pallat, evakuuohen banorët, shkak një shkëndijë elektrike
21 Mars, 16:33
Keqardhje djal i ri , ngushellime familjareve
PërgjigjuKeqardhje per fatin e djaloshit, ngushellime familjes.
Përgjigju