VLORË - Pushimi i reshjeve të shiut ka bërë që sipërfaqja e tokave që gjenden nën pushtetin e ujit në Novosele të jetë më e paktë, por duhet theksuar se është sërish e konsiderueshme.
 
Forcat e armatosura të ushtrisë ndodhen në terren, ndërsa siç shikohet ne këto pamje të fokusuara nga kamera e televizionit, A1 Report, dy polumbarë po punojnë në kushte të vështira për rilidhjen e telave të energjisë për fshatin Fitore.
 
Nuk kanë munguar as incidentet gjatë këtij operacioni, teksa varka e tyre është përmbysur gjatë punës, por në fund misioni u realizua me sukses të plotë.
 
Sipërfaqja e tokave nën ujë është e konsiderueshme ashtu si edhe dëmet materialet e shkaktuara nga këto përmbytje.
 
Jo më pak dëme janë shkaktuar në blegtori ku një numër i kafshësh kanë ngordhur gjatë këtyre përmbytjeve.
 
Shume banesa në vijojnë të jenë në pushtetin e ujit të lumit Vjosa, ndërsa kryeplaki i i fshatit Bishan, Albert Doraci, bën një rezyme të dëmeve paraprake pas këtyre përmbytjeve.
 
Problem tjetër për banorët mbetet siguria e banesave gjatë natës, teksa kryefamiljarët pavarësisht se shtëpitë e tyre janë të përmbytura qëndrojnë në to për të shmangur vjedhjet.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)