Përmbytjet në Vlorë, tenderët dhe kontratat për rrugët e kanalizimet në 'sitën' e KLSH-së! Prokuroria ende asnjë hetim!

Një grup auditi i KLSH prej dy ditësh ka zbarkuar në Bashkinë e Vlorës dhe në Shoqërinë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizime në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Burimet thanë se audituesit po kontrollojnë dokumentet e tenderëve dhe kontratat me privatët për disa investime që janë bërë kohët e fundit në qytet. Ndërsa Prokuroria e Vlorës ende nuk e ka nisur hetim për përgjegjësit e përmbytjes edhe pse PD-ja depozitoi kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe banorët denoncuan publikisht bllokimin e kanalit të ujërave të larta.

Katër ditë pas përmbytjeve, në pjesën më të madhe të qytetit është rikthyer normaliteti por lagjet më të goditura si “Rilindja” apo rruga “Rruga Albano e Romina” janë të pushuara nga balta. Po kështu dhe fushat e sportit në Lungomare.

Përmbytjes së 4 tetorit nuk i shpëtoi as lagjja historike e Vlorës, ku siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, rruga në pak minuta u shndërrua në lumë, duke marrë përpara karrige e tavolina.

Nuk ka ende një bilanc të dëmeve, por grupet e vlerësimit kanë dalë të terren, ku siç është premtuar nga qeveria dhe bashkia banorët do kompensohen për banesat, ndërsa biznesi do përfitojë lehtësira fiskale.

 

R.D/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Shefi i Inteligjencës britanike: Rusia dhe Irani synojnë të shkaktojnë kaos në Britani dhe Europë

Shefi i Inteligjencës britanike: Rusia dhe Irani synojnë të shkaktojnë kaos në Britani dhe Europë