Përmbytjet në Vlorë, vijon pastrimi i rrugëve nga inertet dhe heqja e ujit nga garazhet nëntokësore! Nis evidentimi i dëmeve

Në qytetin e Vlorës vijon sot puna për pastrimin e disa akseve nga inertet dhe heqjen e ujit nga garazhet nëntokësore të disa pallateve.

Në ndihmë të bashkisë Vlorë, janë angazhuar 31 efektivë të FA me 10 mjete transporti dhe 8 motopompa me kapacitete të ndryshme, informoi sot ministria e Mbrojtës.

Sipas porosisë së lënë në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Prefekturë është kontaktuar me strukturat lokale për të evidentuar sa më shpejt sipërfaqen e përmbytur, banesat, bizneset, objektet shtetërore, shkollat, objektet kulturore, qendrat shëndetësore, rrugët, automjetet dhe çdo infrastrukturë tjetër të prekur.

Në bashkëpunim me Rezervat e Shtetit janë dërguar për banorët e prekur 4,5 ton mallra ushqimore, 1,5 ton ujë dhe 200 litra detergjentë.

Forcat operacionale do të vijojnë punën deri në kthimin e plotë të situatës në normalitet.


Lajmi kryesor:

Përmbytjet në Vlorë, tërhiqet uji nga lagjet, nis pastrimi i baltës! Garazhet nëntokësore të pallateve janë plot, në ndihmë dhe ushtria


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?

Kreshnik Spahiu: A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?