Mosfunskionimi i hidrovoreve ishte shkaku i përmbytjeve te ndodhura kryesisht në zonat e Fierit dhe Vlorës. OSHEE në një shpjegim të dhënë për Report Tv thotë se një defekt i ndodhur në 180 linja shkaktoi mungensën e energjisë për hidorovrët në jug të vendit, ç'ka solli përmbytjet. Te njëjtin problem ka paraqitur administratori i OSHEE-së ne Fier, Ardian Çela teksa inspektori linjen 35 kw qe furnzion hidrovorin e Mifolit dhe Hoxhares.
Megjithatë ky institucion shprehet se prej kësaj të hene, janë vënë në funskion të gjithë hidrovorët duke sjellë edhe normalizimin e situatës së përmbytjeve. Ndërkohë Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi në një bisedë telefonike në emisionin “Rreze Dielli” bën fajtore OSHEE për mosfurnizimin me energji të hidroboreve. Sipas tij, hidorovorët në bazë të ligjit duhet të furnizohen me burime alternative të energjisë, me dy burime të ndryshme. Ndersa aktualisht te hidrovorët furnizohen nga një burim dhe çdo avari mund t’i nxjerrë jashtë funksioni.
Prençi rithekson se është kërkuar më herë gatishmëria e hidorvoreve në prag vjeshte dhe kjo iu është bërë e ditur të gjitha insitucioneve të OSHE dhe atyre vendore. Kreu i emergjencave bëri me dije se situata është normalizuar.
/Shqiptarja.com

VIDEO