Përmbytjet-PD: Komuniteti rom në Tiranë në kushte të vështira


TIRANË, 24 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Partia Demokratike nëpërmjet deputetëve të saj, Myqerem Tafaj dhe Jorida Tabaku,  ka apeluar për ndihmë në zonën e përmbytur në Njësine Nr. 4 në Tiranë,  ku gjendet komuniteti rom.
Deputetët e Partisë Demokratike,  Myqerem Tafaj dhe Jorida Tabaku, vizituan sot familjet e komunitetit rom pranë bregut të Lumit në Njësinë nr 4, të cilet kanë përjetuar një situatë dramatike nga përmbytjet  e dy ditëve më parë.
Ata apeluan për ndihmë per banorët pasi kanë humbur shumë nga vërshimi i ujit, ndersa jetojnë në kushte të vështira ekonomike, pa energji, pa ushqime dhe në nevojë urgjente për strehim.
"Pjesa më e madhe e familjeve është në një situatë të rëndë dhe ne ju kemi qendruar pranë tyre gjatë këtyre ditëve të vështira. Kërkohet ndërhyrje emergjente e qeverisë për të mbështetur këto familje por dhe  zhdëmtim për dëmet e përmbytjes së dy ditëve me parë.", është shprehur deputeti Tafaj.
/f/n/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai