TIRANE, 31 Janar /ATSH/- Strukturat e Policisë  së Shtetit , konkretisht Policia Rrugore , Policia e Rendit dhe FLO që prej mbrëmjes së djeshme  kanë kaluar në shërbim të përforcuar për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve për shkak të situatës së rënduar nga rreshjet e shiut dhe të dëborës, si dhe në disa Drejtori të Policisë në Qarqe janë  ngritur e funksionojnë grupet e emergjencës.
Permes nje njoftimi për shtyp Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ben te ditur se, deri në orën 18:00 situata ne disa qarqe  si pasojë e motit të keq me rreshje dëbore dhe shiu paraqitet si më poshtë:
Korçë: Akset rugore Korçë-Qaf-Qarr-Voskopojë-Dardhë dhe PKK Goricë, të kalueshme me zinxhirë.
Në Pogradec për momentin nuk ka probleme.
Devoll. Aksi Bilisht- P.K.K.Kapshticë i kalueshëm me zinxhirë.
Ersekë. Aksi rugor Ersekë- Qaf-Qarr i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi Qaf-Thanë -Plloçë i kalueshëm me zinxhirë.
Fier. Në  lidhje me situatën e krijuar si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut në qarkun e Fierit, lumi Vjosë  ka dalë nga shtrati,  por për momentin s'ka rrezik për banesat, por ka përmbytje të tokave buqësore në disa fshatra.
Në Qarkun Vlorë akset rrugore janë të kalueshme.
Në Gjirokastër , në  aksin rrugor Gjirokastër -Kordhocë , në daljë të qytetit , si pasojë e inerteve dhe daljes së ujit në rrugë ,  qarkullimi  është shumë i vështirë.
Është njoftuar Ndërmarrja e Rrugëve .
Në fshatin Vrisera-Gjirokastër  , pas ndërhyrjes nga Prefektuara dhe Komuna ku janë hedhur blloqe betoni , lumi ka devijuar rrjedhën .
Lumi Vjosë, nuk rrezikon për momentin asnjë banesë në asnjë fshat të rrethit Gjirokastër.
Akset  e tjera rrugore  në këtë Qark janë  të kalueshme.
Në të dy qarqet Vlorë dhe Gjirokastër  vijojnë rreshjet e shiut.
Në të gjithë vendin shërbimet e Policisë Rrugore dhe asaj të Rendit  janë prezente në akset rrugore kryesore  për të monitoruar trafikun e mjeteve me qëllim parandalimin e  aksidenteve rrugore.
Policia e Shtetit kërkon mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për të zbatuar kërkesat ligjore, të bashkëpunojnë me patrullat e policisë rrugore dhe asaj të rendit  në territor për të bërë të mundur evitimin e bllokimeve  dhe normalizimin e situatës me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale. e,xh/ /a.g/