Kryeministri Edi Rama pas Kamzës ka mbërritur pas mesnate në Fushë Krujë për të inspektuar situatën e përmbytjeve. Kryebashkiaku i ka bërë një pasqyrë kryeministrit për numrin e banorëve që janë evakuuar dhe masat që janë marrë.

Kryeministri deklaroi se situata më problematike paraqitet në Jug të vendit, ndërsa sipas tij nesër (sot) do të jetë prova e madhe e përballimit të situatës, pasi gjatë natës pritet që të ketë përmbytje pas fryrjes së shtratit të lumenjve.

Situata më problematike paraqitet në Jug. Nesër është prova e madhe. Ne jemi në gjendje gatishmërie” deklaroi ai. Gjatë inspektimit në Fushë Krujë të zonave të përmbytura, Rama takoi disa nga banorët që janë sistemuar në një shkollë në qytet.

dy.b/shqiptarja.com