BERAT - Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Urën Vajgurore në qytetin e Beratit ku ka inspektuar nga afër zonat e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Ai u njoh nga afër më dëmët e shkaktuara nga përmbytjet në këtë zonë, duke vizituar familje te ndryshme dhe duke u njohur me shqetësimet e tyre. Shefi i mazhorancës më pas shkoi të inspektonte procesin e shpërndarjes së ndihmave.
Në këtë takim Rama shoqërohej edhe nga drejtoresha e Bankës Botërore në vendin tonë, Tahseen Sayed, teksa duke përfituar nga prania saj konfimroi faktin se BB do kontribuojë sa i përket dëmshpërblimeve për banorët e zonave të përmbytura,
Shefi i qeverisë theksoi se tashmë nga dita e sotme plani për rimëkëmbjen e këtyre zonave ka hyrë në fazën e tretë. Siç u shpreh Rama, kjo fazë e tretë ka të bëjë me zëvendësimin e bagëtive të humbura si dhe prodhimit gjithashtu të humbur si rezultat i reshjeve të dendura të këtyre ditëve.
“Sot, unë jam i kënaqur që në këtë stacion na shoqëron edhe Drejtorja e Bankës Botërore për Shqipërinë. Me BB, ne kemi filluar komunikimin, ashtu si edhe me partnerët e tjerë qysh ditën e parë dhe faktikisht, me plotësimin e nevojave të fazës së dytë hyjmë në fazën e tretë që është faza kur financimet e qeverisë, bashkë me financimet e BB dhe financimet e partnerëve të tjerë që janë treguar shumë i gatshëm të na gjenden në këtë moment, do të bëjmë të mundur zëvendësimin e krerëve të humbur, do të bëjmë të mundur mbështetjen e atyre që kanë humbur prodhimin dhe rikuperimin e një pjesë të madhe të infrastrukturës prodhuese që është asgjësuar në zonat e përmbytura do të bëjnë të mundur që ashti siç i takon një qeverie dhe shoqërie të përgjegjshme të dalin nga kjo krizë më të fortë se ç’ishim më përpara sesa kriza u ndodh përpara nesh për shkak të tërbimit të motit,” u shpreh Kryeministri.
BB: Mbështetje Shqipërisë për pasojat e përmbytjeve
Drejtorja e Bankës Botërore garantoi se BB do ta mbështesë Shqipërinë të adresoi pasojat e kësaj katastrofe.
“Në emër të Bankës Botërore, jam e gëzuar t’i bashkohem Kryeministrit dhe ekipit, për të parë sesi po ecin përpjekjet për lehtësimin e situatës në Berat. Banka Botërore e mbështet shumë Shqipërinë dhe nevojat e njerëzve, të cilët vuajnë pasojat e përmbytjeve. Pasi të mbarojë faza e emergjencës për lehtësimin e pasojave, do të ketë nevojë për rikonstruksion, për të ndihmuar veçanërisht në pjesën e kanaleve ujitëse, të rrugëve dhe infrastrukturave të tjerave. Dhe ne jemi duke punuar me qeverinë dhe sapo të përfundojë faza e emergjencës, për të vlerësuar nevojat dhe për të punuar sëbashku me qeverinë dhe me partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të siguruar mbështetjen e nevojshme pas kësaj katastrofe”.

Rama: Ndihmat po shkojnë aty ku është nevoja
Kryeministri Rama vlerësoi se mekanizmi i shpërndarjes së ndihmave edhe në Urën Vajgurore dëshmon për efikasitetin e modelit të ri të ofrimit të ndihmës, aty ku është nevoja.
“Bashkë me diellin, sot pashë shumë fytyra të buzëqeshura dhe ky është një moment i bukur, sepse praktikisht kemi sistemuar në mënyrë shembullore të gjithë mekanizmin dhe ky mekanizëm ndihme i mirëkoordinuar po funksionon krejt normalisht, duke bërë që çdo familje e prekur nga përmbytjet të marrë drejtpërdrejt ndihmën, duke i dhënë fund asaj epoke kur grumbulloheshin të tërë tek një kamion që nuk dihej nga vinte, nuk dihej kujt i jepte ndihmën dhe nuk dihej sesa linte dhe sa merrte me vete.”
Pjesë e rrjetit te solidaritetit kanë qenë edhe nxënësit e 60 shkollave të qarkut të Beratit, të cilëve, Kryeministri Rama u drejtoi një përshëndetje të veçantë.
“Me shumë mirënjohje i shpreh falenderimit tim mësuesve drejtorëve të shkollave fëmijëve që dhanë shembull të solidaritetit njerëzor në këto kushte duke bërë edhe një model për gjithë të tjerët se çfarë do bëjmë së bashku kur të gjithë goditen nga një fatkeqësi.” tha Rama
Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ishte një nga kontributorët e sotëm. Kreu i saj, Baba Edmond Brahimaj u shpreh se edhe Kryegjyshata është pranë familjeve të prekura të Urës Vajgurore, duke dhënë ndihmën e saj në ushqime dhe pajisje shtëpie.
Gjatë ditës sotem në berat u shpërndanë për 67 familje pajisje elektroshtëpiake dhe ndihma të tjera kryesisht ushqim për njerëzit dhe për kafshët. Këto nidihma janë grumbulluar nga banorë të ndryshëm shoqata jo qeveritare dhe biznesmenë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO