TIRANE- Përmirësimi i motit dhe ulja e nivelit të ujit nga zonat e përmbutura ka nisur të nxjerrë dhe abuzimet e bëra në vite në ndërtimin e rrugëve. Ndërkohë ka nisur dhe llogaritja e dëmeve të shkaktuara në banesa dhe biznese.

Hetimet
Ministri Transportit, Edmond Haxhinasto, paralajmëroi dje nisjen e hetimit për kompanitë që kanë ndërtuar rrugën Elbasan-Librazhd në segmentin pranë zonës së Xibrakës. Deklarata ka ardhur për inspektimit të bërë në rrugën e dëmtuar, ku Haxhinasto dhe se dëmi nuk është shkaktuar vetëm nga kushtet e motit të keq, por edhe nga ndërtimi jashtë kritereve të duhura. “Kjo ka ardhur për arsye të prurjeve të pazakonta të lumit Shkumbin, por kjo shembje e rrugës ka nxjerrë në pah një sërë defektesh. Kërkohet një hetim i mirëfilltë, si nga ana teknike dhe nga ana e përgjegjësive të tjera ligjore”, ka thënë Haxhinasto.

Sipas ministrit, rruga ka disa vite që është realizuar, afërsisht mbi 10 vite. Por një shkarje e tillë nxjerr në pah defektet edhe në cilësinë e punimeve. Qëllimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar është që ta riparojë sa më shpejt këtë defekt dhe të kërkohet një ndërhyrje serioze, sepse përmasa e dëmtimit është e madhe. “Objektiv i ARRSH nuk është vetëm riparimi i kësaj pjese të rrugës por edhe ruajtja e pjesës tjetër”, përfundon Haxhinasto.

Vlerësimi i dëmeve
Pas qetësimit të motit ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë ditën e djeshme kanë nisur vlerësimin për dëmet e shkaktuara në zonat e përmbytura. Vlerësimi i deritanishëm tregon 2300 ha tokë bujqësore të përmbytur. Reshjet e shiut të dy ditëve më parë, bënë që prurjet e lumit Shkumbin, të arrijnë  nivele maksimale, dhe u dëmtua një argjinaturë mbrojtëse në zonën  e Cermës Lushnjë.

Kjo bëri që uji të përhapet me shpejtësi në një sipërfaqe prej rreth 500 ha tokë. Po ashtu dalja nga shtrati i lumit Erzen, shkaktoi përmbytje në rreth 3000 ha tokë në Shijak. Në zonën e Lezhës, sipërfaqja e përmbytur arriti në rreth 1500 ha, ndërsa në zonën e Ishmit rreth 300 ha. Në zonën e Elbasanit, në ish-komunën Shushicë niveli i ujit në rezervuar kapërceu kurorën e digës, por me masat e menjëhershme që u morën situata u normalizua plotësisht pa pasur asnjë pasojë. Gjatë ditës së djeshme, ku situata u normalizua vazhdoi tërheqja e ujërave nëpërmjet rrjeteve të kanaleve kullues në të gjithë zonat e përmbytura. Nga Bordet e Kullimit po monitorohen argjinaturat mbrojtëse dhe digat e rezervuareve në të gjithë territorin.

Dëmet 
Dalja nga shtrati e lumit Erzen shkaktoi jo pak dëme në Shijak dhe Sukth. Por pas largimit të ujit dhe normalizimit të situatës, dëmet në shtëpitë e banorëve të kësaj zone janë të mëdha, në mobilje dhe orendi elektroshtëpiake. Moti i keq çau argjinaturën e lumit Shkumbin në Çermë. Dëmet e shkaktuara në këtë zonë, janë në banesa në tokat bujqësore si edhe në ushqimin e bagëtive. Po ashtu, në një fermë private në Ndroq të Tiranës kanë ngordhur 65 lopë dhe 30 viça. 



edmond haxhinasto


Tërhiqet uji nga tokat bujqësore, lë pas mbetjet urbane. Përmirësimi i motit ul nivelin e Alarmit në Fier, Lushnje e Shkodër
Moti i keq i dy ditëve të fundit është duke u stabilizuar nga ora në orë. Ujërat sipërfaqësorë janë tërhequr dhe në pjesën më të madhe të tokave kanë mbetur vetëm aluvione dhe inerte. Në qarkun e Fierit, në zonën administrative Çermë, përveç grykëderdhjes të lumit Shkumbin, argjinatura fundore vazhdon të jetë e pambyllur. Në rrethin e Lushnjes, uji ka filluar të tërhiqet në shtratin e lumit dhe në tokat bujqësore ka prezencë vetëm të aluvioneve në njësinë administrative Çermë. Në qarkun e Durrësit situata është përmirësuar dhe niveli i ujërave në lumenjtë Erzen dhe Ishëm ka shkuar në shtratin e tyre.

Në bashkinë e Shijakut dhe të Sukthit, përmbytja solli që inertet dhe aluvionet të dalin në sipërfaqe dhe fadromat kanë nisur punimin për pastrimin e tyre. Në qarkun e Tiranës, prurjet në lumin e lanës janë ulur dhe ujërat sipërfaqësore janë larguar nga disa rrugë dhe lagje të Bashkisë. Në prefekturën e Kavajës problem mbeten akoma tokat bujqësore përgjatë lumit Shkumbin, ku si pasojë janë përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme tokë bujqësore në fshatin Kalush. Në qarkun e Elbasanit nuk ka më prezencë të ujërave në banesa. Në qarkun e Shkodrës, në aksin rrugor Fierz - Fushë Arrëz në fshatin Mishka janë larguar inertet nga segmenti rrugor dhe është rivendosur qarkullimi i mjeteve. Edhe aksi rrugor Pukë-Iballë është i kalueshëm me dy sense për shkak të largimit të inerteve. Aksi rrugor Qafë Thore – Bogë - Theth ende vazhdon i pakalueshëm, kurse në aksin Qafë Mali - Fierzë po punohet për të normalizuar situatën.
haxhinasto elbasan

haxhinasto elbasan

haxhinasto elbasan

haxhinasto elbasan

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)