Përmbytjet/Prençi: Të shpallet emergjenca e pjesshme në Shkodër!

Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka lëshuar alarmin sot lidhur me situatën e përkeqësuar të përmbytjeve në rrethin e Shkodrës. Prençi deklaroi se duhet që të shpallet gjendja e emergjencave pjesore.

Prençi u shpreh se në zonat që ndodhen nën ujë “ka argjinatura të demtuara , lëvizja e qytetarëve dhe gjësë së gjallë nuk është e lirë dhe situata e natës nuk dihet çfarë sjell. Kemi 72 orë në dispozicion për të treguar veten nëse vlejmë apo dështojmë”.

Ai i drejtoi një thirrje edhe prokurorit të Shkodrës: “Kërkoj prokurorin e rrethit këtu. Janë ndërtuar vepra publike me kosto duke bllokuar kanale kulluese”.

Kreu i emergjencave bëri të ditur se janë nisur edhe pjestarë të ushtrisë nga Tiranë për të parandaluar rreziqet e rënda.

“Duhet shmangur katastrofa, janë nisur grupet xheniere nga Tirana. Nëse shpërthen argjinatura ka rrezik të lartë” – tha ai.

Në mbledhjen e shtabit të emergjencave, në prani të Prefektit të Shkodrës dhe të kryetares së bashkisë Voltana Ademi, Shemsi Prençi akuzoi një kompani private, e cila sipas tij, gjatë punimet që po kryen në rrugë, ka dëmtuar kanalet e kullimit.

“Kanalet kulluese, kanë dritare me përmasa të ndryshme. Segmenti nga Trushi nga Ura e Gjolulit, kullimi nga të dyja anët është bllokuar për shkak të defekteve të veprave kulluese. Të ndërtohet një rrugë në vitin 2018, pa u marrë në konsideratë harta e përmbytjeve në vitin 2010, 2011, kjo është për t’u hetuar. Unë nuk e kam tagrin, por nuk mund të hesht, për ato vepra që ndërtohen sot dhe shkaktojnë përmbytje. Këtu duhet të stopohen menjëherë punimet që bën firma e ndërtimit. Duhet të rifillojë, sapo të mbarojë punë Prokuroria. Realisht është për të ardhur keq, të njëjtën gjë kemi konstatuar edhe vjet, edhe dje bashkë. Unë kam mendimin pas shpëtimit të jetëve njerëzore dhe bagëtive, duhet monitorim, ruajtje e argjinaturave, nga pushteti vendor dhe policia, me barrierat profesionale,metalike. Nëse shpërthen argjinatura, pak ujë ngelet në Bunë”

Shemsi Prençi - Drejtor i Emergjencave Civile

s.k/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës