42- vjeçari M.M, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Përmetit.

Arrestimi i 42- vjeçarit është bërë pasi ditën e djeshme, ai ka vjedhur në banesën e të moshuarës D.M, 67- vjeç një shumë prej 700 mijë lekësh.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çarshovë.

Njoftimi i policisë:
Ndalohet një shtetase për veprën penale "Vjedhje".

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u ndalua shtetasia:

M.M, 42 vjeçe, banuese në fshatin Çarshovë Përmet, pasi:

Në datë 30.07.2017 ka vjedhur një shumë 700.000 lekë në banesën e shtetases D.M, 67 vjeçe, banuese në fshatin Çarshovë Përmet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Vjedhje", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com