PERMET-Pas 8 muajsh është arrestuar nga policia Ismail Saliu 61 vjeç, banues në fshatin Pagri. Ai ishte shpallur në kërkim, si i përfshirë në sasinë rekord të 12 tonëve kanabis, që u sekuestrua në fshatin Pagri në muajin Prill.

Asokohe u arrestuan Rustem Muçelli dhe Eqerem Ali, ndërsa së bashku me Ismail Saliun që u prangos sot, sipas policisë akuzohen se kishin në përdorim depot ku gjet kanabisi. 

Ismail Saliu akuzohet për tre vepra penale; “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Organizata Kriminale” dhe “Kryerje e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

dy.b/shqiptarja.com