PËRMET – Policia kufitare e Tre Urave në Përmet ka ndaluar dy shtetas grekë,për trafik armësh zjarri, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin ata po udhëtonin u është gjetur një armë zjarri tip pushkë. 

Shtetasit grekë të cilët janë vënë në pranga të policisë kufitare shqiptare është drejtuesi i mjetit Kristo Krisafjadhis dhe pasagjeri, emri të cilit nuk është bërë ende i ditur nga ana e policisë.

makine e sekuestruar

(në Foto: Makina ku u gjet arma e zjarrit dhe aparati për kërkim floriri)

Pas ndalimit të shtetasve grekë, në vendngjarje kanë mbërritur specialistët e sektorit kundër trafiqeve të drejtorisë së Policisë qarku Gjirokastër për te kryer veprimet hetimore për një rrjet të mundshëm trafiku armësh.

Arma e zjarrit është zbuluar gjatë kontrollit rutinë të mjetit Citroen me targa greke KOZ 6800 me të cilin ata po udhëtonin. Gjithashtu po gjatë kontrollit u gjet edhe një aparat që shërben për të kërkuar Flori. Pushka, fishekët e gjahut dhe aparati i floririt janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)